FMN parashikon rritjen e borxhit publik në 83.2 %/ Spahiu: Niveli me i lartë i 30 viteve demokraci, e ardhme e zymtë në ekonominë tonë

0
198

Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu nepermjet nje postimi ne Facebook ka komentuar raportin e fundit te FMN-së, sipas se cilit vetem kete vit borxhi i Shqipërisë ka arritur 83.2 % të PBB-së.

Spahiu shkruan se ky eshte niveli me i lartë i 30 viteve demokraci.

Postimi i plote:

Perspektivë e zymtë për ekonominë tonë.

FMN parashikon rritjen e borxhit publik në 83.2 %, niveli me i lartë i 30 viteve demokraci, parshikim me 3.2 pikë përqindje më të lartë se parashikimi i Ministrisë së Financave.

Niveli i lartë i borxhit prej 72% që gjeti vendin perpara fillimit të pandemisë, rreth 7 pikë perqindje më të lartë se ai që deklaronte qeveria, por dhe niveli më i lartë i borxhit krahasuar me vendet e rajonit, nuk i lejoi asaj që të stimulonte ekonominë̈ në momentin që vendi u detyrua të shkonte në karantinë të detyruar.

Si rrjedhojë, mbështetja e drejtpërdrejtë ishte më e ulëta në rajon. Kjo mbështetje e ulët bëri që bizneset të ndjehen në vështiresi, ku një pjesë ulën qepenat, e pjesa më e madhe të shoqerohej me rënie drastike të fitimeve e për rrjedhoje, rënie të të ardhurave në buxhet (atë që nuk subvencionoi nuk e mori mbrapsh).

Për pasojë FMN parashikon një tkurrje prej -7.5% këtë vit nga -5 që ishin pritshmërite.

Nuk ka asnjë shanc që kjo qeveri të zbatojë këshillimet e FMN për kufizime të shpenzimeve prioritare, për të krijuar hapsirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdes shëndetësor lidhur me pandeminë dhe mbrojtjen sociale të grupeve të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshem si rezerve.

Zymtësinë ekonomisë i ja shton edhe fakti që jemi pesë muaj përpara zgjdhjeve dhe financat e vendit manaxhohen nga papërgjegjshmëria e korrupsioni.

Papërgjegjshmëri me rritje masive të shpenzimeve korrente për Paga Votash por dhe afera korruptive si momentet e fundit KÇK.

 

 

FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 83.2 % e PBB-së këtë vit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here