Terrorizmi godet sërish! 40 të vdekur nga shpërthimi me bombë

0
158

Ministria e Brendshme në Afganistan ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar pas një sulmi me bombë në një qendër kulturore shiite afër një agjencie të lajmeve në Kabul.

Dyshimet janë se pas sulmit fshishet një gru terrorist edhe pse ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talibanëve ka mohur se militantët e këtij grupi të kenë qenë të përfshirë në këtë sulm.

Raportimet fillestare kanë thënë se sulmi ka pasur cak agjencinë e lajmeve Zëri Afgan në perëndim të kryeqytetit afgan, Kabul.

Mirëpo zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka thënë më vonë se shpërthimi kishte cak një qendër kulturore shiite.

Rahimi ka thënë se kanë qenë edhe dy shpërthime të tjera në rrugë, jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur njerëzit për t’iu ndihmuar të lënduarve të shpërthimit të parë.

Sipas tij, askush nuk ka vdekur nga shpërthimet në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here