Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Në vijim pritet të ketë reshje të dendura dhe shkarkesa elektrike

0
132

Vendi ynë sipas parashikimit të Shërbimi Meteorologjik Ushtarak  pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Parashikohet që reshjet të jenë më të shumta në pjesën qendrore dhe veriore te vendit, ndërsa pritet të ketë edhe shkarkesa elektrike.

Gjithashtu edhe Italia është përfshirë nga moti i keq, ku është krijuar një vorbull ciklonike e cila pritet të lëvizë drejt vendit tonë.

Parashikimi i SHMU:

Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.

Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8°C deri në 16°C

zonat e ulëta 13°C deri në 22°C

zonat bregdetare 14°C deri në 22°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here