Kontiana Kuçi: Të çlirojmë Durrësin nga sekti i betonit dhe mafia e korrupsionit…

0
169

Kryetarja e LSI-së së Durrësit, Kontiana Kuçi, deklaroi sot se abuzimet dhe keqqeverisja e Durrësit duhet të marrin fund. Në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI në qytetin bregdetar, Kuçi tha se qytetarët kanë nevojë për zgjidhjen e problematikeve të këtij qyteti dhe jo për mashtrimet e qeverisë dhe pushtetit vendor.

“Filozofia jonë është t’ia kthejmë Durrësin qytetarëve dhe jo më zuzarëve. Durrësi është qyteti më i prekur nga dy goditjet që nisën vitin e kaluar, si me tërmetin ashtu edhe me pandeminë. Por këto ishin goditjet e fundit pasi Durrësi prej vitesh ka vuajtur nga papunësia, nga përmbytjet e rrugëve, betonizimi, penaliteti ndaj biznesit, largimi i rinisë, mungesa e një plani zhvillimor si për Turizmin ashtu edhe për sektorë të tjerë. Sekti i betonit dhe korrupsionit ka zhvatur familjet e banorëve të Durrësit, duke ngopur me taksat  e tyre një grusht njerëzish pranë Bashkisë dhe qeverisë, e duke varfëruar banorët e thjeshtë. Ne do mbështesim të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, jo në mënyrë selektive sic ka bërë Bashkia dhe rilindja por të gjithë pa dallime në mënyrë të drejtë dhe të ndershme”,- tha ndër të tjera Kontiana Kuçi.

Deklarata e plotë e kryetares së LSI-së në Durrës, Kontiana Kuçi

Të nderuar banorë të Durrësit,

LSI e Durrësit tashmë ka ngritur strukturat e saj drejtuese në të cilat ka një risi. Një pjesmarrje të madhe të intelektualëve me emër në Durrës, profesionistë nga të gjitha fushat, ekonomistë, juristë, doktorë, madje edhe kampionë të Shqipërisë pjesmarrës në lojra olimpike. Ky ekip, me kaq shume intelektualë, njerëz me integritet të lartë moral dhe profesional është padyshim ekip fitues. Kjo është ajo që Durrësi meriton dhe ka pritur prej kohësh.

Motoja e këtij ekipi është t’ia kthejmë Durrësin banorëve të tij. T’i kthejmë qytetarinë, t’i shërbejmë qytetarëve, të zgjidhim problematikat më imediate për qytetin por edhe ato afat-gjatë për zhvillimin e Durrësit, që dikur ishte taverna e Adriatkut dhe që sot për shkak të sektit të betonit dhe korrupsionit është rrënuar dhe degraduar në gjendje të mjerueshme dhe familjet e thjeshta janë në kushtet e mbijetesës.

Filozofia jonë është t’ia kthejmë Durrësin qytetarëve dhe jo më zuzarëve.

Durrësi është qyteti më i prekur nga dy goditjet që nisën vitin e kaluar, si me tërmetin ashtu edhe me pandeminë. Por këto ishin goditjet e fundit pasi Durrësi prej vitesh ka vuajtur nga papunësia, nga përmbytjet e rrugëve, betonizimi, penaliteti ndaj biznesit, largimi i rinisë, mungesa e një plani zhvillimor si për Turizmin ashtu edhe për sektorë të tjerë.

Sekti i betonit dhe korrupsionit ka zhvatur familjet e banorëve të Durrësit, duke ngopur me taksat  e tyre një grusht njerëzish pranë Bashkisë dhe qeverisë, e duke varfëruar banorët e thjeshtë.

Ne do mbështesim të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, jo në mënyrë selektive sic ka bërë Bashkia dhe rilindja por të gjithë pa dallime në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.

Do mbështesim biznesin e vogël dhe të madh, jo duke e parë si armik e duke e terrorizuar me gjoba por do jemi në krah të sipërmarrësve.

Do hapim vende te reja pune për rininë e Durresit e cila është e papunë dhe e pashpresë. Do mbështesim turizmin me plane konkrete zhvillimi dhe jo me klientelizma ku disa përfitojnë nga krahët e ngrohta dhe lidhjet mafioze me bashkinë dhe të tjerët mbeten në mjerim.

Me mijëra vende pune janë humbur gjatë vitit 2020, mbi 51% e bizneseve kanë ulur qepenat.

Kjo gjendje e mjerueshme me autor rilindjen do marrë fund më 25 prill, ku shuplakën më të madhe, sekti i betonit dhe korrupsionit do e marrë në Durrës.

25 prilli nuk është vetëm një ditë zgjedhjesh, por një ditë historike. Dita e rikthimit të shpresës. Pasi kjo nuk është një betejë politike, është një mision. Mision për të mbrojtur Shqipërinë, për të mbrojtur Durrësin, për t’i kthyer njerëzve të thjeshtë sovranitetin dhe dinjitetin. Për ta kthyer vendin në shinat e demokracisë dhe integrimit evropian. Ky mision do korrë fitoren më të madhe në Durrës.

Ky nuk është thjesht parashikim. Ky është fakt.

Atë ditë Durrësi do clirohet nga sekti i betonit dhe korrupsionit, nga mafia që e ka kontrolluar prej vitesh, dhe e gjithë Shqipëria do ketë sërish shpresë dhe të gjithë së bashku do punojmë për një të ardhme më të mirë, për Durrësin tonë dhe Shqipërinë tonë.

LSI fton banorët e Durrësit t’i bashkohen misionit tonë. Të gjithë së bashku të largojmë këtë të keqe të madhe që po largon rininë, po shpopullon vendin dhe që ka rrënuar qytetin tonë. Të gjithë së bashku për fitoren e madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here