“Shkelje flagrante”/ Gjobë për mosmbajtjen e maskës, revoltohet Gjikondi: Skandaloze, fatura e dritave është kontratë

0
111

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka reaguar e revoltuar lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

Në një lidhje direkte me Skype për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo e konsideroi skandaloz këtë vendim, i cili sipas saj është një shkelje e drejtave të konsumatorit, pasi këta të fundit kanë nënshkruar një kontratë për furnizimin e energjisë elektrike.

“Skandaloze që kemi një qeveri ‘Facebook’ që zoti Rama shpall VKM që do zbatoj ose masat që do të marrë. Është skandaloze që në faturat e dritave, që është një kontratë e pastër e furnizimit me energji elektrike dhe qëllimi i saj është vetëm pagimi i faturave elektrike; me diktat qeveria të ndërhyjë në këtë faturë që është një marrëdhënie e pastër personale e qytetarëve me një end publikë, të ndërhyjë të vendos gjoba.

Për mua kjo është një shkelje e të drejtave të konsumatorit dhe në bashkitë e ndryshme, avokati i Popullit ka një seksion që mbron konsumatorin.

Nuk mund të vazhdohet të bëhet një shkelje kaq flagrante e ligjit në emër të tij”, tha Gjikondi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here