Vasili deklaratë të fortë: Për Metën dëshmorët janë krenari, për atdheshitësin ‘Rama’ janë gjak i rremë!!

0
97

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar pas replikave në distancë mes Presidentit të Repyublikës Ilir Meta dhe kryeministrit të vendit Edi Rama lidhur me debatin e dekorimeve të dëshmorëve.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se për Ilir Metën dëshmorët janë krenari, ndërsa për atdheshitësin Rama janë gjak i rremë!!

Postim i plotë:

Veneracioni patriotik atdhetar i Metes per deshmoret e atdheut ka nxjerre ne pah me qarte se kurre urrejtjen e vjeter histerike dhe te egër te Edi Rames per deshmoret!

Deshmoret e atdheut jane pa asnje dyshim nje pasqyre e pameshirshme per portretin e piset, pa moral, antiatdhe dhe pa parime te Edi Rames.

Prandaj per Edi Ramen gjaku i 28 mije deshmoreve ka qene “gjak i rreme” dhe nuk ka qene per te as shembull vetmohimi e sakrifice sublime dhe as model frymezimi i perjetshem.

Edi Rama ne 1992 ne Librin Refleksione pacipesisht shkruan per deshmoret :

“U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve.
Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin“.

Ndaj shqetesohet dhe renegati pa atdhe Edi Rama, nga patrioti atdhetar Ilir Meta, qe i vlereson shume lart deshmoret si krenari kombetare, si shembull, si pasqyre qe nxjerr ne shesh atdheshitesit e syfetit Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here