Komshi me Kadarenë dhe Agollin – Pse injorohet Feim Ibrahimi?!

0
195

Ndërtuar në qendër të kryeqytetit, pallati ku banonin vetëm njerëzit e rëndësishëm për sistemin, shumica personazhe të artit dhe kulturës e ruajtën famën edhe pas rënies së diktaturës, ashtu si edhe shtëpinë. Sot kjo godinë, duke pasur një emër si Maks Velo për arkitekt duket se ka ridimensionuar këto vlera, për të kqyryr edhe në trajtë muzeu. Në fakt ky është rast i rrallë, pasi në kryeqytet gjurmët ku ka jetuar Lasgush Poradeci janë zhdukur, dhe tabela është varur në një pallat shumëkatësh, po ashtu nuk dijmë nëse ka ndonjë tabelë ku ka jetuar Mitrush Kuteli…Asnje referencë muzeale nuk kemi për to, ose ndonjë kujdes të shtuar nga Bashkia e Tiranës!

 

Pallati ku kanë jetuar Dritëro Agolli dhe shkrimtari Ismail Kadare ka ndryshuar fasadën e tij. Rikonstruksion e ka kthyer në një godinë krejtësisht të ndryshuar, estetikë dhe ndriçim edhe pse zona përreth ende mban zymtësi urbane. I projektuar nga arkitekti Maks Velo, së fundi kësaj ndërtesë i është shtuar në një faqe edhe një murale me pamje të tillë: si një bibliotekë librash, ku shquhen foto të Agollit dhe Kadaresë, të dy në një nivel të barabartë. Duket si lartsim nga diktatura, kur dy shkrimtarët banonin në të njëjtin pallat, shkallë që deri në ’80 ishin miq, që hynin e dilnin, por lidhja e tyre u ndërpre për ta thyer heshtjen shumë vite më vonë. Por një tjetër personalitet ka jetuar aty, bëhet fjalë për Feim Ibrahimin, kompozitorin që mban firmën e shumicës së filmave të prodhuar në ish Kinostudio “Shqipëria e re”. Ky personazh është harruar, nuk është përmendur asnjëherë. Edhe në murale është pikturuar një fletë, që varet poshtë librave, me nota muzikore. Kur u ble shtëpia e Kadaresë nga Bashkia, dhe u kthye në studio, është pyetur dhe familja e kompozitorit, të cilët nuk kanë pranuar. Por nga ana tjetër, kanë pasur të drejtë të kërkonin trajtimin dinjitoz po aq sa dy shkrimtarët e të njëjtit pallat. Muralja duket se ka fyer këtë figurë, duke e lënë në heshtje, e pothuaj të shpërfillur, prej nga është nisur ngacmimi nga e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita, po ashtu muzikante duke reaguar në rrjetin e saj social, sikur një letër dërguar të atit, të cilën e riprodhojmë të plotë:

I dashur Babi,

Hera e pare qe po te shkruaj nje leter, nga Toka ne Qiell, per te te dhene nje lajm…!

Sot, me ne fund hoqen skelat e pallatit, nga ana e kundert e shkalles sone…! Para disa ditesh zbulova se aty po benin nje murales me forme biblioteke, me portretet e xhaxhi Driteroit, te Ismailit dhe me librat e tyre. Kur piktori, nje djale fare i ri, na trokiti ne dere per te kerkuar nje partiture me firmen tende, ia dhame sepse nuk kuptuam çfare donte te bente realisht dhe menduam se do te ishte bukur te ishte shkrimi yt aty, bashke me portretin tend natyrisht…!

Por ja qe zbulova qe portreti nuk ishte (fleta e partitures eshte krejt e vogel) dhe ne fakt kur e shikoj kete murales, qe duket si nje pikture e realizmit socialist, them shyqyr qe nuk je…!

Se nuk eshte aspak nder per ty te jesh ne ate gje te shemtuar qe eshte bere ne ate faqe muri…! Thjesht dua qe te dish se ti nuk je aty, jo sepse nuk ta dine vleren, apo pse nuk e meriton, por sepse une, vajza jote, ashtu sikurse edhe ti nuk e bere kurre, nuk hesht dot perpara korrupsionit, meskinitetit, injorances, zhvatjes se Tiranes dhe shume shpesh flas kunder veprimeve te pabesa qe po i behen ketij kryeqyteti, nga ana e disa elementeve qe njohin vetem nje Zot: Parane…dhe nuk duan t’ia dine per asgje tjeter!

Arsyeja tjeter per te cilen ti nuk je aty, eshte se nuk e ke pasur kurre teseren e partise se famshme dhe nuk mund te besh pjese ne nje murales te tille…! As une nuk jam e radheve te tyre, sepse po te shkoja neper fushata, si shume te tjere, te siguroj qe portreti yt, sot do te ishte aty patjeter!

Keshtu, i dashur Ati im…figura jote nuk ka nevoje per nje portret ne mur, por thjesht doja te te informoja per sa ndodh ne kete vend te nemur, ku mbizoteron e keqja!

Ne fund, i kam dy fjale per ty, Erion Veliaj…!

Nese nje dite do te marresh mandatin e trete te Tiranes (po ta dha ky popull prape voten, sepse una ta dhashe nje here dhe mos kujto se do te ta jap prape) dhe nese do te vish serish te na kerkosh shtepine tone per ta bere muze (per muze e doje kete shtepi, por portretin e Feim Ibrahimit nuk e ve ne mur…), atehere do te kem dy fjale per te te thene, sepse une fjalet i them ne sy dhe asnjehere mbrapa…! Mbetsh me shendet, i dashur kryetar…!”.

Ky pallat ka qenë ndoshta më e privilegjuar për kohën. Ndërtuar në qendër të kryeqytetit, aty mund të banonin vetëm njerëzit e rëndësishëm për sistemin, shumica personazhe të artit dhe kulturës që e ruajtën famën edhe pas rënies së diktaturës, ashtu si edhe shtëpinë.

Sot kjo godinë, duke pasur një emër si Maks Velo për arkitekt duket se ka ridimensionuar këto vlera, për të kqyryr edhe në trajtë muzeu. Në fakt ky është rast i rrallë, pasi në kryeqytet gjurmët ku ka jetuar Lasgush Poradeci janë zhdukur, dhe tabela është varur në një pallat shumëkatësh, po ashtu nuk dijmë nëse ka ndonjë tabelë ku ka jetuar Mitrush Kuteli…Asnje referencë muzeale nuk kemi për to, ose ndonjë kujdes të shtuar nga Bashkia e Tiranës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here