Iranianët në filtrin e Antiterrorit, njëri hapi ”Telegram” me të dhënat e gruas

0
178

Policia Kufitare raporton se mesatarisht çdo ditë konstatohen në kufirin e gjelbër 70 shtetas kryesisht sirianë, afganë apo marokenë. Çdo pretendim i iranianit Bijon Pooladrag i vendosur edhe nën lupën e antiterrorit u konsiderua nga gjykata i pabazuar, përsa kohë ai nuk ishte në gjendje të tregonte se përse fliste në gjuhën amtare përmes llogarisë se Erisona i vajzës shqiptare që e strehoi me qera nën rekomandimin e kunatit edhe ai iranian. Madje i dyshuari u justifikua se edhe pajisjet e tjera të zbuluara në banesë i ka gjetur në rrugë.

E reja ka zbuluar se në aplikacionin Telegram që ishte regjistruar me numrin e saj por edhe në aplikacione të tjera, kryheshin biseda në gjuhë të pakuptueshme me persona që ajo nuk i njihte dhe llogaritë ishin hapur pa dijeninë e saj. Të gjitha këto biseda janë kopjuar nga denoncuesja dhe po kalohen në sitën e prokurorisë që vazhdon mban qëndrim të rezervuar për dosjen sikurse edhe iraniani që shfaqet mohues.

Tarannom Niksadeh një tjetër iraniane e arrestuar në fundjave e cila hyri në Shqipëri me dokumenta të falsifikuara norvegjeze nën emrin Kristina Larsen. 27-vjeçarja me arsim të lartë do të udhëtonte me destinacion Londrën dhe kaloi në Rinas përmes linjës së Turqisë. Pas zbulimit edhe Niksadeh ju nënshtrua dyshimeve të Antiterrorit për të cilën nuk ka ende një përgjigje mbi profilin e saj, ndaj dhe do të mbahet vetëm për falsifikim dokumentash në burg, sikurse Bijon i dyshuar për katër akuza, më e rënda ndërhyrje në rrjet.

Pas pranimit të muxhahedinëve në Shqipëri anti-Terrori deklaron gadishmërinë për çdo situatë që ka të bëjë me veprimtari terroriste në dëm të shtetasve shqiptarë apo të huaj përfshi këtu edhe parandalimin e çdo akti kundër anëtarëve të MEK. /Top Channel/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here