Maska kudo, mjekët dhe qytetarët: Jo strategji efikase, qeveria e vonuar…

0
114

Pasi ndryshoi mendje për mbajtjen e maskave, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë vendimin për mbajtjen e detyruar të maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura. Një vendim i tillë i deklaruar edhe një ditë më parë nuk është pritur mirë nga disa ekspertë të shëndetit publik.

Mjeku Erion Dasho nuk e cilëson mbajtjen e maskës si një strategji efikase, por veç ndërgjegjësimit të qytetarëve ai sugjeron edhe më shumë testime dhe gjurmime nga ana e institucioneve. “Trinomi i parë është testo, gjurmo dhe trajto. Kjo ka të bëjë edhe me sjelljen e përgjegjshme të publikut”,- thotë ai.

Vendimi i qeverisë duket se i ka ndarë edhe qytetarët në pro dhe kundër. “Duhet të ishte bërë më parë”. :Unë mezor marr frymë, nuk ma ka dhënë qeveria ajrin”. “Unë maskën e mbaj gjithmonë me vete”. Ditët në vijim do të shqyrtohet edhe protokolli për trajtimin e pacientëve me Covid-19 por të cilën Dasho tha se qeveria është shumë e vonuar. “Të flasësh në tetor për protokoll, tregon se po qeverisemi për jnë administratë të paaftë se duhet të ishte përgatitur qysh në mars”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here