PD në krizë/ Shpërthen Tomor Alizoti: Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë

0
257

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike del hapur në mbështetje të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alizoti është shprehur se ‘PD ndodhet në krizë‘, ndërsa ka shtuar se ‘mosmarrja pjesë në ‘Foltore” po sjell kosto për të zgjedhurit, pasi anëtarësia demokrate është e revoltuar me ta.

“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Partia po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë“, është shprehur Alizoti.

Pjesë e debatit në mbledhjen e grupit parlamentar është bërë edhe deputeti Flamur Noka, i cili u shkarkua nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë me vendim të Lulzim Bashës.

Noka ka akuzuar Bashën se po ndjek metoda bizantine, ndërsa ka thënë gjithashtu se Basha sulmon Berishën dhe ‘Foltoren’, por jo Edi Ramën.

“Frëngjia e bunkerit tënd vetëm sulmon Berishën e ‘Foltoren’ dhe jo Ramen. Përjashtimet janë bërë kundër statutit. Nga Demokratike po e kthen në bizantinizëm partinë“, është shprehur Flamur Noka.

Edhe depuytetët e tjerë si Albana Vokshi dhe Tritan Shehu kanë sulmuar Bashën duke i kujtuar se me përjashtimet dhe përndjekjet e deputetëve dhe demokratëve, po e çon PD-në drejt shkatërrimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here