Rama prezanton `kazanin e tretë` për mandatin e tretë!

0
171

Fjalimi i Edi Ramës ditën e djeshme ishte aq i gjatë, sa që kameramani për të shmangur pamjen monotone, herë pas here, nxirrte plane nga pjesëmarrësit që do të luftojnë bashkë me udhëheqësin për mandatin e tretë.

Ashtu si fjalimi i Ramës, monoton dhe i dalë bojë nga që përsëritet njësoj sa herë që ka zgjedhje, edhe fytyrat dhe emrat me të cilët ai kërkon “një mandat të tretë”, janë po të njëjtat por me të vetmin ndryshim, se ngjasojnë edhe më shumë me “derrat e kënaqur” siç do të thoshte filozofi Sokrat.

Shporta apo “kazani i tretë” (nëse përdorim një nga fjalët më të preferuara të Ramës), me të cilin ai kërkon që të marrë mandatin e tretë është e mbushur më të njëjtët individë, ministra e komisarë politikë, të cilët drejtuan këtë vend për 8 vite rrënimi ekonomik dhe lulëzimi të krimit dhe korrupsionit.

Pikërisht këtë `detaj` ka kapur karikaturisti politik, Bujar Kapexhiu, me rastin e Asamblesë së djeshme të PS, për punën e tij të radhës botuar te MAPO:

Kazani i tretë i Edi Ramës!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here