Përfundon votimi në Tiranë, PD nis numërimin, priten rezultatet e anëtarësisë për kandidatët

0
97

Partia Demokratike ka mbyllur votimin e anëtarësisë për kandidatët për deputetë në Tiranë në orën 18:00.

BalkanWeb raporton se ka filluar tashmë numërimi i votave dhe së shpejti do të dalin rezultatet se si ka votuar anëtarësia në kryeqytet.

Janë 140 emra të propozuar në Tiranë teksa do të shihet se kush kalon dhe kush do të skualifikohet në qarkun më të rëndësishëm dhe më me shumë mandate në gjithë Shqipërinë. Kujtojmë se deri tani në listën e Tiranës janë figura të rëndësishme të PD si Jorida Tabaku, Grida Duma, Flamur Noka, Agron Shehaj apo Çlirim Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here