Njëri me kokainë, tjetri i dehur në timon, policia arreston 5 persona në Tiranë

0
125

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 36 vjeç, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, nga kontrolli fizik i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

•P.Gj., 50 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

•E.M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurimit personal ‘’Arrest me burg në mungese’’, për veprën penale ‘’Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

F.K., 20 vjeç, në rrugën “Frang Bardhi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•M.Gj., 59 vjeç, pasi në autostradën Tiranë – Durrës, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here