Asambleja e PS prodhon meme dhe batuta/ Mos i humbisni më pikantet

0
172

Asambleja e PS duket se prodhoi më shumë meme e batuta në rrjetet sociale se ndonjë diskutim serioz për fjalimin e Edi Ramës. Në fakt fjalimi i tij shërbeu për të prodhuar ironi e satirë në median sociale. Ndiqini më poshtë disa prej memeve dhe batutave më pikante.

AGIM XHAFKA

-Rama sot te Liqeni si Çomja te drekat me shokët. Na luante menç me rrena e  me histori të sajuara,por heshtnim ose qeshnim me të madhe. Bënim sikur e dëgjonim me shumë vëmendje. Se Çomja kishte para me thasë dhe na paguante pijet dhe mezet që përlanim.

GENC SEJKO

-‘Rrugën e Kombit e kemi bërë ne’ thotë Rama. Mirë që nuk merr merita për shpalljen e pavarësisë

-Në fund të mandatit të tretë çdo lagje do ketë: një piceri hallall, një dentist, një farmaci dhe një aeroport

EDI OGA

-Pas një fjalimi të tillë, jam gati në nisem të pushtoj Poloninë!

-Edhe Arditi i duhet PS-së, që këtë vit ta bëjë ajo Këngën Magjike!

JULIAN DEDA

-Piktori kujton se i gënjen akoma shqiptaret me aeroporte imagjinare. As Erion Rrena, që e dashuron pa kushte, nuk e beson më.

-E dëgjoni Edin ça thotë apo jo? “Dy mandate i përdorëm për të rregulluar punët tona, të tretin e duam për Shqipërinë”. E tha troç më në fund, se në 8 vjet nuk ka menduar asnjë sekondë për këtë vend. Do edhe mandat të tretë ky….yyttt…!

DRITAN SHANO

-Pushtuesit!

Ka një “ngatërresë” në kokën e të majtëve; ata fjalën Pushtet e zgjedhojnë Pushtim …

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here