Flet mikja e çiftit të vrarë në Australi, rrëfen të vërtetën: Do të lëndoj aty ku të dhemb më shumë…

0
117

Një ngjarje e rëndë tronditi Melburnin në Australi, ku dy çift shqiptarësh u qëlluan për vdekje me armë zjarri.

Sipas raportimeve në mediat australiane, i akuzuar për këtë krim në familje është 55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 25-vjeçare, Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj 29-vjeçar, Veton Musai.

Pasi i mori jetën së bijës dhe bashkëshortit të saj, 55-vjeçari tentoi të vetëvritej dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, që ndodhi në shtëpinë e çiftit në Yarraville, në perëndim të Melburnit, ku autori shkoi në festën 1-vjetorit të martesës së tyre dhe kreu masakrën.

Media “Daily Mail Australia”, referuar dëshmisë së një të afërmi, tha se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë marrëdhënia e vështirë që Osmani kishte me të bijën dhe mos pranimi që ajo të fillonte një jetë të re.

Ndërkohë ky lajm u përgënjeshtrua nga një i afërm i Vetonit, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania u shpreh se Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babain e saj, por me nënën dhe vëllain e saj.

“Pershendetje! Keto ishin dy engjëj qe u vran nga nje skizofren, kusheriri im me te shoqen. Une jam nje i aferm i Vetonit dhe dua te sqaroj per te gjithe se Lindita nuk jetonte me babain prej 15 vitesh. Ajo jetonte me mamane dhe vellain e saj para marteses. Vetoni eshte nga Struga kurse Lindita nga Ulqini qe jetonin ne Australi.”– shkruan qytetari.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe një mike e çiftit, e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku rrëfen se si e njihte Linditën dhe Vetonin.

Ajo shprehet se Lindita me Vetonin ishin njohur që fëmijë dhe ishin të dashuruar marrëzisht, shumë të sjellshëm, të edukuar dhe një nga çiftet më të bukur që ka parë ndonjëherë.

Mikja e çiftit, e cila jeton në Australi, rrëfen edhe raportin që kishte nëna e Vetonit me Linditën, të cilën e quante bijë dhe e trajtonte si vajza që nuk e kishte patur kurrë.

Ashtu si kushëriri i Vetonit, mikja e viktimave tregon se Lindita është rritur pa babain, pasi prindërit e saj janë divorcuar shumë vite më parë.

Më tej, ajo thotë se ai kurrë nuk u kujtua për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës se do ta lëndonte aty ku i dhembte më shumë.

Sipas saj, askush nuk mund ta kishte menduar që babai “monstër” do të shkonte deri aty sa të planifikonte vrasjen e së bijës.

“Pershendetje JOQ! Doja te tregoja se cifti i vrare ketu ne Australi ishte nje nga ciftet me te bukur qe me kishin pare syte. Ishin aq shume te dashuruar me njeri tjetrin sa dukej si ato dashurit e medha qe veshtire egzistojne ? Mbi te gjithe shume te sjellshem dhe te edukuar. Nusen e vjerra e quante bija ❤️ dhe si te ishte vajza qe ata nuk e kishin kurre ngjanin. Lindita eshte rritur pa babain pasi prinderit jane divorcuar heret. Ai nuk u kujtua kurr per femijet me pare, por kohet e fundit kishte kercenuar nenen e Lindites qe do te lendoj aty ku te dhemb me shume. Ata kan patur friken e vllait te lindites dhe e kane ruajtur, por qe ai do vriste gocen nuk e kishin menduar! Eshte e tmerrshme se si nje baba ben plane per te vrare femijen e ti, nuk ka qen moment nxehtesie. Jemi te gjithe te shokuar, nuk na hiqen nga mendja ? Zoti i meshirofte te dy ?? Na ka rene rasti qe ne festa te jemi dhe ne nje tavoline. Hallen e djalit e kam shume te afert me eshte gjendur si ne vend te nenes ketu dhe fjalet e asaj per ata te dy kan qene gjithmone me te vecanta dhe dashamirese. Gjithmone i veconte nga te tjeret. Kam pare foto dhe vidjo nga propozimi per martes, nga fejesa, dasma… I kane bere te gjitha shume te bukura. Ato jane njohur bashke qe femije.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here