“E dija që do ma vriste..”, i ati i gjyqtares mes lotësh përcjell të bijën për në banesën e fundit

0
317

Dhjetëra e qindra familjarë, miq, të njohur dhe kolegë kanë përcjellë për në banesën e fundit pasditen e kësaj të premte, Fildes Hafizin e cila u vra në mënyrë tragjike një ditë më parë nga ish-burri i saj Fadil Kasemi në Tiranë.

Siç tregojnë edhe pamjet, arkivoli me trupin e pajetë të së ndjerës është nxjerrë nga banesa nga i ati dhe të afërmit e tjerë.  Mes lotësh ai dëgjohet tek thotë: E dija që do ma vriste.

 

 

varrimi

varrimi (1)

varrimi-2

varrimi-3

varrimi

Në banesën e gjyqtares së vrarë pllakos zija, familja i jep lamtumirën

Të tronditur, me dhimbje e lot në sy, dy fëmijët, vajza 16-vjeçare, djali 14-vjeçar, prindërit e të afërmit do të përcjellin sot për në banesën e fundit gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Fildeze Hafizin, që u nda nga jeta pa dëshirën e saj. BalkanWeb mëson se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00 në varrezat e Sharrës.

lajmerimi38-vjeçares jetën ia mori ish-bashkëshorti, që e ekzekutoi dje me dy plumba brenda makinës së saj, për shkak se gjyqtarja nuk pranonte t’i rikthehej bashkëjetesës me të. Dy vite më parë ajo i kishte dhënë fund vuajtjeve dhe dhunës së vazhdueshme nga ish-bashkëshorti tregtar dhe jetonte e vetme me dy fëmijët. Por dje Fadil Kasemi, 53-vjeçari që përfitoi nga amnisita një vit më parë, nuk mendoi as për ata të dy, kur zbrazi dy plumba mbi zonjën që vinte drejtësi.

Në banesën e saj në zonën e Xhamllikut, hyjnë e dalin njerëz, të veshur me të zeza dhe shpesh dëgjohen të qara. Pak kush di të gjejë fjalët për të përshkruar këtë ditë morti, ditën kur një zonjë, një nënë, një gjyqtare vdiq padrejtësisht.

Vajza e saj, Melisa gjeti forcën dhe reagoi sot për krimin e shëmtuar që i mori jetën nënës së saj, të cilën e quante heroinë, përëndeshë, ndërsa për të atin vrasës nuk i kurseu fjalët më të rënda.

Konflikti me ish-bashkëshortin
Gjyqtarja që u qëllua dje për vdekje nga ish-bashkëshorti, ka pasur më parë edhe një urdhër mbrojtjeje. Kjo për shkak të dhunës që i shoqi kishte ushtruar ndaj saj, por edhe nga kërcënimet me armë që ajo kishte marrë. Pas ngjarjes së ndodhur dy vite më parë në plazhin e Golemit, Fildeze Hafizi ka treguar në polici për torturat që kishte kaluar. Gruaja ishte shprehur se ndihej e kërcënuar për jetën, pasi ish-bashkëshorti Fadil Kasemi e kishte kërcënuar edhe më parë me pistoletë, duke i shkuar në shtëpi.
Ajo ka rrëfyer se ishte ndarë nga i shoqi pasi ai pinte shpesh dhe luante shumë bixhoz, dhe se pas ndarjes e kishte fituar vetë kujdestarinë e fëmijëve. Por, pasi e kishte denoncuar për kërcënimet që kishte marrë prej tij, gjyqtarja kishte pohuar se e kishte tërhequr padinë për shkak të dy fëmijëve të saj.

Mesazhi prekës i gjyqtares për fëmijët e saj
Dashurinë e madhe që kishte për fëmijët, gjyqtarja shkodrane nuk nguronte ta shprehte edhe në rrjetet sociale. Në pstimin e fundit në “Facebook”, ajo shkruante se fëmijët janë kapitulli më i bukur i jetës së saj. “Fëmijët e mi janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës sime”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here