Rama rreshton të gjithë, artistë e shkrimtarë – ca në Re, ca në hollin kryeministror…

0
137

 

Kur erdhi në pushtet Rilindja nuk pat premtuar asgjë për jetën artistike e kulturore në kryeqytetit, se në rrethe jo e jo. Në këto dy vite të fundit tendencat e kryministrit shqiptar për ta zhvendosur kulturën në “hollin e tij”, nuk është se bëri shumë përshtypje ndër artistë.

U zhvendos “teatri” në letra tek ArTurbina – një magazinë paçavure që duket sikur hyn në një pallat sporti, dhe jo në hapësira kulturore. Mbajti fjalën Rama, e rrëzoi, e shembi Teatrin barbarisht. Për ta kompensuar gjithë zhurmën tha: ja ku keni Operan, të mbaruar, rikonstruktuar!. S’la vrimë e qenef (tualet) pa treguar – po artistët, e teknikët ç’thanë? S’është mjedis klasik – pëshpëritën ata, mes njëri tjetrit. Por, Rama sigurisht që nuk dëgjoi. Shëtiti e shëtiti bashkë me dy zonjat, që i tërheq zvarrë në qëllimet e tij, Çelën dhe Margaritin, si dy copa skllaveje, që më shumë përpiqen të kombinojnë kostumet me kryeministrin se sa të ndihen zonja, personalitete mbi krye të institucioneve që përfaqesojnë.

Artistët ndërkohë janë pa status, dhe pa asnjë garanci shtetërore se çfarë do bëhet me “përvojën” e tyre krijuese?! E zhvendosur në ish Kinostudio, godina e Ministrisë gradualisht po merr statusin e institucionit publik – që do të thotë, ç’ekzistojnë të tjerat (nënkupto institucione të kulturës), mund të mos ekzistojnë më. Po citojmë fjalë për fjalë një njoftim të fundit të Margaritit, në rastin e hapjes se një ekspozite, që do vendoset në Hollin e Ministrisë së Kulturës. “Projekti “Pavijoni” – Art në Institucionet Publike, është një iniciativë e Ministrisë së Kulturës. Ky projekt synon promovimin dhe zhvillimin e artit në hapësirat e institucioneve publike shqiptare, me qëllim përfshirjen dhe aktivizimin e artistëve bashkëkohorë lokal.”

Na mjafton kjo fjali për të kuptuar se si janë shpërfillur institucionet publike të kulturës dhe sipas “synimeve” të Margaritit, tani, arti do zhvillohet në hapësirat jo publike por politike të këtij pushteti, që drejton sot. Liria merret me mend në këto kushte!

Kjo na bën të mendojmë se tani nuk do ketë hapësira të tjera kulturore, qoftë dhe këto shtetërore, që me gjasë duhet të ishin të pavarura, dhe shteti si strateg duhej t’i zhvillonte ato në kushte tregu, konkurrueshmërie.

Fizikisht nuk ka. Teatri është shembur. Galeria e Arteve pritet. Biblioteka Kombëtare numëron një dyzinë biznesesh, dhe kati i fundit është bërë institucion shtetëror Italian. Opera e ka humbur vizionin klasik, por më tepër dhe ajo sipas specialistëve lë mbresën e një sallë mitingu për mbledhje partish. Ca zëra shumë të vakët e duan vërtetë shkëputjen nga shteti, e të nisin jetën krijuese të lirë, por nuk ka asnjë stradegji nga shtetit për këtë: po e përmendim sa për ta kujtuar se si do funksiononte e rregullonte si në gjithë botën, mekanizmi i ligjit të sponsorimit. Pra, çfarë po ndodh me institucionet shtetërore të kulturës, pse ministresha Margariti bën sikur nuk ekzistojnë, pse Rama i jep aq zë “pushtetit të tij”?!

Këtyre iu përgjigjet: Kati i parë në kryeministri, ose si quhet ndryshe COD; në periferi Ministria e kulturës, holli i saj, një copë tokë – në oborr të Galerisë është një strukturë hekurash, quajtur “Reja” – tmerr të varfëra kur mendon sa liri i duhet një artisti.

Por, s’është aspak kështu. Artistët po bëhen të pasur. Shteti ka nisur rreshtimin para fushatës zgjedhore. Si kurrë ndonjëherë, ca palaço i sheh hapur në krah të politikanëve, e pushtetarëve. Të tjerë më seriozë, rrethohen nga përkdhelja e egos, për pak para nga xhepi i Ministrisë ja për të promovuar librin, ja poezinë…Në fakt, po na neveriten librat me këtë revansh promovimi nga shteti. Kjo nuk është shenjë mirë për asnjë shkrimtar. Lexuesi real është larg, ose nuk është fare. Ministria s’është lexues është pashallëku që thërret oborrtarët e tij, me guxim, me shkelje lirie, me skllavëri…Për një votë. Fletët kanë nisur shpërndarjen. Kush është shitur i kemi parë këto ditë krah Veliajt, kush mbetet jashtë ka një mijë e një mënyra për t’u joshur nga pushteti…

Si gjithnjë shkrimtarët janë shigjetimi më i lehtë për t’u abuzuar, sepse këta edhe janë mjeshtrit e kompromisit. Këtu me kohë është humbur orientimi i receptimit, prej dasisë së madhe të ’44-ës e sot, vazhdon. Ndërsa pushteti mbi kulturës sa vjen e po mblidhet në një dorë, në një qendër – ndryshe rreth kryeministrit! redaksionale/standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here