Korrupsioni, BE kërkon arrestime të zyrtarë të lartë

0
105

Korrupsioni, veçanërisht në nivelin e zyrtarëve të lartë mbetet një problematik madhor në Shqipëri. Ambasadori, Luigi Soreca, ka kërkuar më shumë rezultate gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Përparim, tha ai, duhet bërë në fushën e lirisë së medias dhe dialogut politik.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka kërkuar arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në afera korruptive.

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Soreca u ndal të gjetjet e proges raportit, duke theksuar se korrupsioni është një ndër shqetësimet madhore të Shqipërisë.

Soreca: Korrupsioni vazhdon të jetë mjaft i shtrirë, në Shqipëri është një shqetësim vërtet serioz dhe kërkon perpjekje të strukturuar dhe të qëndrueshme. Na duhen dënime të formës së prerë në veçanti sa u perket zyrtarëve të lartë.

Liria e shprehjes dhe e medias është e vetmja fushë për të cilën Shqipëria nuk ka mundur të bëjë progres këtë vit.

Për Sorecën vendi ynë është ende larg standardeve ndërkombëtare.

Soreca: Sa i përket lirisë së fjalë, më vjen keq të them se është e vetmja fushë ku nuk kemi parë asnjë përparim këtë vit. Në dhjetor të vitit 2019 u miratuan disa amendamente, për të cilat u dha edhe një opinion nga komisioni i Venecias, dhe që janë larg nga standardi evropian. Këto amendamente rrisin rreziqet në lidhje me censurën dhe autocensurën, ndoshta edhe hapa pas të lirës së shprehjes. Në raport është folur edhe për frikësim të gazetarëve dhe përdorimi ne dhunës nga policia ndaj gazetarëve që po bënin punën e tyre legjitime.

Duke i qëndruar deklaratës së pak ditëve më parë, ambasadori i Bashkimit Europian shprehu serish keqardhjen që ndryshimet kushtetuese dhe ato në kodin zgjedhor u miratuan pa konsensusin qeveri-opozitë.

Soreca:U miratuan ndryshimet e kodit zgjedhor duke përmbushur një kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Megjithatë, është e qartë se dialogu politik duhet të përmirësohet. Ne kemi thënë që na vjen keq që ndryshimet e datës 30 korrik dhe ato të 5 tetorit u miratuan pa kompromis. Ndërsa referuar sistemit të drejtësisë kemi parë avancim.

KLGJ ka finalizuar përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo gjykatë për Gjykatën e Lartë dhe një nga dhomat e gjykatës është funksionale duke përmbushur kështu një kusht tjetër. Po ashtu, është bërë përparim për konstituimin e Gjykatës Kushtetutës. Po punohet nga KED për vlerësimin e kandidatëve për vakancën e hapur. Shpresojmë së të kemi listën për t’ia çuar presidentit për emërim. Kjo do ta çonte në 5 numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese që do të ishte shumë afër kuorumit që duhet.

Përparimin në sistemin e drejtësisë, Soreca e vlerësoi të qëndrueshëm teksa apeloi prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar procesin e vettingut të aplikojnë për vendet vakante në institucionet e reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here