Paloka: E gjitha ‘meritë’ e qelbësirës Kryeministër që e ktheu vendin në bazë të mafies…

0
101

Nënkryetari i Partisë Demokratikë Edi Paloka ka reaguar më një shënim në faqen e tij në facebook pas vendmit të BE-së për të kthyer vizat për shqiptarët.

“Fatkeqesia më e madhe qe i ka rënë shqiptareve pas ‘90, Edvin Rama, u përpoq të mashtrojë dhe një herë dje për një nga të zezat më të fundit që i solli ketij populli, rikthimin e vizave!”, shkruan Paloka.

““ETIAS nuk është vizë por “autorizim” që kërkohet thjeshtë për shkaqe sigurie si masë kunder krimit dhe terrorizmit”- tha Edvini.

E verteta është se ndryshimi i emrit nga vizë në “autorizim” nuk ndryshon faktin se nga janari ne nuk do të mund të lëvizim lirisht si deri tani. A do mund të lëvizim më siç bënim që pas liberalizimit të vizave , domethënë pasaporten dhe biletën e transportit në dorë e shko ku të duash në zonën Shengen?”. JO, përgjigjet nenkryetari demokrat duke akuzuar për këtë vetëm kreun e qeverisë Edi Rama.

Ja postimi i plotë:

A rikthehen nga janari vizat për shqiptarët?

Përgjigja është shumë e thjeshtë e nuk e fsheh dot as Rama e askush tjeter :”PO! Shqiptarët nga janari do duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar, vetëm se tani nuk quhet vizë por autorizim ETIAS”

Fatkeqesia më e madhe qe i ka rënë shqiptareve pas ‘90, Edvin Rama, u përpoq të mashtrojë dhe një herë dje për një nga të zezat më të fundit që i solli ketij populli, rikthimin e vizave !

“ETIAS nuk është vizë por “autorizim” që kërkohet thjeshtë për shkaqe sigurie si masë kunder krimit dhe terrorizmit”- tha Edvini.

E verteta është se ndryshimi i emrit nga vizë në “autorizim” nuk ndryshon faktin se nga janari ne nuk do të mund të lëvizim lirisht si deri tani. A do mund të lëvizim më siç bënim që pas liberalizimit të vizave , domethënë pasaporten dhe biletën e transportit në dorë e shko ku të duash në zonën Shengen? JO

Jo, sepse duhet viza që tani quhet “autorizim” e që po nuk e more nuk udhëton dot askund!

Në shpjegim qartësohet edhe se në se aplikuesi bën ndonjë gabim në aplikim atëherë nuk e merr autorizimin. A nuk ishte kështu dhe kur mbushnim formularë për ambasadat e të kthenin se nuk i kishe plotesuar siç duhej?

Përveç kësaj do na duhet prape si dikur, të paguajmë e pasi të paguajmë edhe mund të mos e marrim “autorizimin” si dikur…

Po justifikimi se nuk ka lidhje me shqiptarët, po është masë sigurie për krimin e për terrorizmin ! Po vizat çfarë janë, a nuk janë masa sigurie ?

“ Nuk është për qytetarët po për ata që kanë precedentë penalë”- tha mashtruesi

Po pse kriminelët dhe terroristët tani do shkruajnë në aplikim që janë kriminelë e terroristë e keshtu do ndalohen të udhëtojnë?! Po pse deri tani para ETIAS , terroristët dhe kriminelet e kishin të lejuar të udhetonin?! Nuk i kontrollonte kush?!

Ja pra që ky është një justifikim absurd, aq më tepër që me rregullat e reja të ETIAS për shqiptarët edhe nëse e merr autorizimin e famshem on-line, polici në kufi ka të drejtë të të kthejë mbrapsht. E jo vetëm kaq, po ndryshe nga deri dje, do të aplikosh vetëm për një shtet e vetëm në atë shtet do kesh të drejtë të hysh e të dalësh, gjithnjë në se e merr autorizimin e të lejojnë të kalosh policia kufitare!

“Do jemi si gjithe vendet e tjera jashtë BE, si SHBA, Japonia, Zvicra…”- tha mashtruesi

Mashtrim tjetër i një qenie që vetëm mashtrime nxjerr nga goja.

As sa serbët nuk i kemi kushtet e kërkesat ne shqiptarët e jo me si amerikanët e zviceranët. Serbët do të kenë kërkesa shumë më të lehta se ato që na kërkohen në në aplikim. Pse ? E gjitha për “meritë” të një qelbësire kryeministër që e ktheu vendin në bazë të mafies , krimit e korrupsionit!

Kjo është e verteta.

Kujtoni dhe një herë se si detyroheshin shqiptarët të linin kockat maleve për në Greqi, e fundit të detit për Itali! Kujtoni sepse ai realitet është kthyer që tani!

Kujtoni e kuptoni se sa të jetë ky monstër në qeveri, veç të zeza do vazhdojnë t’ju vijnë shqiptarëve.

E ka guxim që bashkë me plehrat që ka rrotull, t’ju kërkojë dhe mandat tjetër!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here