Dyshohet se ka vrarë dy kushërinjtë, flet për herë të parë babai: Të shtunën e rrahën dhe e futën në bagazhin e makinës…

0
172

Vijon të jetë e rrethuar me mister zhdukja e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të përplasjes për të mbjellat e kanabisit. Babai i një prej djemve të zhdukur Danjel Pepaj, që dyshohet se ka vrarë Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn, thotë se të birin e tij dy të rinjtë e kanë marrë me makinë në forcë dhe e kanë dhunuar.

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Fax News, Fatjon Gjinaj, Rrok Pepaj, thotë se të shtunën, kur djemtë janë zhdukur, djalin e tij e kanë dhunuar dhe e kanë marrë me forcë në makinë, dhe se ngjarja sipas tij mund të ketë ndodhur për konfliktet e kanabisit.

“Këtë të shtunë, në datën 3 djalin tim e kanë dhunuar Klementi dhe Vilsoni me të vëllanë, dhe me një grup tjetër. Ngjarja që e kanë rrahur djalin ka ndodhur në Bajzë, e kanë futur në bagazhin e makinës, dhe kur kanë shkuar në mal nuk jam më në dijeni se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo ka ndodhur për parcelat e drogës, ne nuk ia kemi ditur këtë gjë.

Nuk e di që të kenë pasur ndonjë debat tjetër, në asnjë mënyrë nuk do ia pranoja djalit këtë. Tani e mësova që është marrë me këtë punë, dhe që e kanë hetuar për këtë punë (te mbjellat me kanabis). 

Unë nuk kam dijeni se e ka bërë djali im këtë, por mund ta ketë bërë në nerva e sipër nëse e kanë rrahur. Unë e dija se djali prej dy javësh ishte në punë në Malin e Zi. Ne djemtë nuk na kanë pyetur për asgjë, nëse djali im e ka bërë këtë punë, të shkojë dhe të dorëzohet në Polici. Mua më ka ardhur Policia natën, dhe iu kam thënë për të gjitha siç po ua them juve këtu, unë uroj që të gjithë të jenë gjallë”, shprehet mes lotësh Rrok Pepaj.

I dëshpëruar padyshim nga ngjarja e ndodhur, Pepaj shprehet se në çdo rast ai do të dëshironte që të rinjtë të ishin gjallë, dhe se në rast se i biri ka lidhje me vrasjen e mundshme të dy kushërinjve të tij, të marrë dënimin që i takon ligji.

Policia duket të jetë e pafuqishme për të vepruar lidhur me të mbjellat me kanabis, ndërkohë që tashmë kërkimet janë fokusuar në gjetjen e trupave të të rinjve, që sipas të gjitha gjasave nga Policia, dy prej tyre mund të kenë humbur jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here