Vasili-Ramës: Këlysh në shërbim të interesave anti-shqiptare, i çakërdisur dhe i tromaksur…

0
93

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka artikuluar akuza të forta në drejtim të Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se takohet skutave me viktimat e OFL.

Vasili shprehet se Rama është një këlysh në shërbim të interesave antishqiptare.

“Edi Rama lakuriq para shqiptarëve. Edi Rama i lemerisur nga humbja i mbyll listat. Edi Rama i çakërdisur flet për OFL, që është vetëm zgjatim i kriminelëve. Edi Rama i tromaksur nga asgjesimi politik është i vetëm fare përpara popullit dhe përpara ndëshkimit që e pret”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Edi Rama nje kelysh ne sherbim te interesave antishqiptare, qe e duan Shqiperine te izoluar dhe jashte Europes.

Edi Rama dhunoi 5 qershorin me qellimin e vetem antishqiptar, qe te sabotoje me cdo kusht Integrimin Europian

Edi Rama lakuriq para shqiptareve.

Edi Rama i lemerisur nga humbja i mbyll listat.

Edi Rama i çakerdisur flet per OFL, qe eshte vetem zgjatim i krimineleve.

Edi Rama i tromaksur nga asgjesimi politik eshte i vetem fare perpara popullit dhe perpara ndeshkimit qe e pret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here