Përleshje dhe plagosje në Krujë…

0
119

Katër persona janë përleshur në Krujë, dy prej të cilëve kanë përfunduar në spital, ndërsa një tjetër në pranga.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Është arrestuar 57-vjeçari me inicialet V. A., dhe në kërkim është djali i tij, 22-vjeçari me inicialet E. A.

Njoftimi i Policisë së Krujës:

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar nga Kruja dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bëjnë me dije se arraestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here