Për 28 Nëntorin/Berisha: Rama bojkotoi pritjen e Presidentit, ka mëri se nuk e korruptoi për dosjen e pronës

0
123

Berisha

 

Ish-kryeministri Berisha akuzoi dje pasardhësin e tij si të parin kryetar ekzekutivi që bojkoton pritjen e kreut të shtetit në Presidencë për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Ne Shqipëri dhe ne çdo vend te botes, pritjen për festen kombëtare, pavarësinë e vendit e jep kryetari i shtetit, i cili me Kushtetute është dhe kryetar i ndereve dhe ceremonialit te shtetit, qe nga dita e themelimit te opozitës dhe pluralizmit ne Shqipëri pavarësisht nga marrëdhëniet pozite -opozite, apo president – kryeministër. Pritja e festes kombëtare e dhënë nga presidenti i Republikës nuk është braktisur, bojkotuar kurrë nga kryeministri, ministrat as dhe kryetari i opozitës. I pari qe bën këtë akt te ulet te shëmtuar është Edvin Kristaq Rama, i nipi i xhelatit te inteligjencës teknike shqiptare dhe i biri i skulptorit kriminel qe firmosi varjen dhe ekzekutimin e intelektualeve e qytetareve te pafajshëm shqiptar dhe neo-bllokmenët e tjerë te qeverise te shndërruar prej tij nëpërmjet drogës dhe vjedhjeve te pasurive kombëtare ne një organizate te mirëfilltë kriminale”, – shkruante Berisha në rrjetin social. Më tej ai jepte edhe arsyet se pse Rama bojkoti pritjen e kreut të shtetit duke e lidhur këtë vendim me akuzën e bërë më parë për kryeministrin sipas së cilës ky i fundit ka tentuar të korruptojë Nishanin për një dosje pronash. “Shqiptaret duhet ta dine se Edi Rama mori këtë veprim, pasi ai dështoi me turpin me te madh te korruptonte me një dosje, çështje pronësie, te cilën ja ofroi presidentit nëpërmjet sekretarit te përgjithshëm te mafies shtetërore E. Agaçi, akt te cilin presidenti e denoncoi ne organet përkatëse. Ne këtë kontekst, Edi Rama nuk kishte fytyre te paraqitej ne atë pritje por ne rrafshin protokollar ai kreu një akt te turpshëm, përçarës, te frymëzuar nga eterit e tij mizor”, – u shpreh Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency