Meta e thotë hapur: Me lista të hapura, Rama nuk zgjidhet deputet në asnjë qark…

0
125

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel mazhorancës të mbështesë nismën për hapen e listave 100 përqind për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama për pengimin e hapjes së listave.

Madje, kreu i shtetit tha se Rama i druhet hapjes së listave, pasi sipas Metës, në çfarëdolloj qarku të kandidojë, Rama nuk zgjidhet deputet me lista të hapura.

Kreu i shtetit bëri apel për mos shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit, pasi sipas tij, kjo do ishte një atentat ndaj integrimit në Bashkimin Europian.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Janë dy gjëra të ndryshme kur flasim për socialistët.

Unë pavarësisht se jam president i Republikës në bindjet e mia janë socialist pavarësisht se më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra. Është një sekt që ka shfarosur çdo vlerë të mirë dhe pozitive dhe ka zënë për gryke PS-në dhe gjithë Shqipërinë, që është i sponsorizuar pa dyshim nga faktorë që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë. Është një mashtrim i madh që bënë kryeministri se ai i mban socialistët në pushtet, por për pushtetin e oligarkëve të bandave.

Nuk është Edi Rama që i ka sjellë socialistët dhe i mban në pushtet, ai ka sjellë bandat dhe ka përvetësuar disa oligarkë. Kanë qenë socialistët që e kanë sjellë Edi Ramën nga refugjat dhe e vunë në pushtet. Ai është i pashpresë në rast se humbjen e tij që e ndien çdo qytetar në këtë vend dhe ai kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, të bëjë listat e hapura 100%.

Unë jam i sigurt se ai nuk e bën këtë gjë. Ishte një gjë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe e a dini ju pse si bën listat e hapura?

Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS, se nuk do të votojnë biznesmenët dhe përfaqësuesit e oligarkëve, por se ai nuk del në asnjë qark deputet.

Jo në një, po në katër qarqe.

Nuk kam interes të hyj në këtë çështje dhe as të rri indiferent

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here