Avokati Lumaj zbulon pse nuk ka foto të politikanëve shqiptarë me Trump: Shqipëria ta mbajë larg Soros!

0
140

Petër Lumaj, avokat dhe strategjist republikan në SHBA, thotë ne nje interviste per Ora News se George Soros mund të tronditë shtetet e Ballkanit që kanë një demokraci të re dhe të brishtë ndaj sugjeron politikanët shqiptarë ta mbajnë larg.

Lumaj: Kur flasim për Soros nuk flasim për individ, flasim për kompani apo korporata miliarda dollarësh. Influenca e tij është komplet e majtë, socialiste. George Soros mund të tronditë shtetet e Ballkanit që kanë një demokraci të re dhe të brishtë. Politikanët shqiptarë të mos lakmojnë paren e tij dhe investimet e tij që janë djallëzore, por të largojnë investimet nga Shqipëria, të mos influencojnë situatën politike në Shqipëri, të mos influencojnë zgjedhjet. Ky është vendim që e merr parlamenti shqiptar dhe ne si shqiptaro-amerikan e shohim me shqetësim pro në fund të fundit do ta vendosni ju në prill, në zgjedhjet e 2021.

Vitet elektorale janë shoqëruar gjithmonë edhe me vizita të shpeshta të politikanëve shqiptarë në SHBA por jo për këto zgjedhje. Arsyen e zbulon Lumaj për Ora News.

Lumaj: Nuk është se politikanët shqiptarë nuk kanë interes të vijnë në SHBA, të bëjnë një foto me politikanë dhe ta përdorin për qëllime politike në Shqipëri. Por SHBA  e kanë ngadalësuar afrimin apo bashkëpunimin me disa politikanë shqiptarë sepse çdo herë që publikohet raporti i DASH korrupsioni është problemi kryesor që ekziston në Shqipëri dhe fatkeqësisht nuk është populli shqiptar i korruptuar.Populli diskuton sot gjërat elementare për jetën ndërsa politikanët shqiptarë që hyjnë në politikë janë njerëz të zakonshëm dhe vetëvetiu bëjhen milionerë dhe miliarderë.Në Shqipëri nëse hyn në politikë ke hyrë për tu bërë i pasur, e kundrta e mentalitetit perëndimor. Ky është shqetësimi kryesor që ka administrata Trump, nëse duhet të investohet në politikanë shqiptarë që nuk i kanë të pastra raportimet për pasurinë e tyre.

Diaspora duket se nuk ka qëllim të përfshihet në politikën shqiptare por Lumaj kërkon bashëpunim të sinqertë me politikanët

Lumaj: Shqipëria ka inteklektualë sa të duash. Ju keni nevojë për një bashkëpunim me ne që nëse ne kemi një influencë politike dikush ta marrë telefonin për një shqetësim që ka shteti ynë. Janë bërë shumë përpjekje dhe mungon një komunikim i sinqertë mes politikanëve shqiptarë dhe diasporës. Ne jemi shumë më të sinqertë, çdo herë që i ftojmë këtu ka premtime por nuk ka rezultate. Kemi kërkuar të drejtën e votës dhe kundërshtohet një gjë e tillë. Cila është frika që ka politika shqiptare nga Diaspora? Populli shqiptar duhet të ndryshojqë në prill komplet politikën shqiptare.

Duke komentuar reformën në drejtësi, një investim amerikan, Lumaj thotë se mungesa e rezultateve mund të dekurajojë perëndimin.

Lumaj: Shqipëria është shtet i pavarur, ka parlamentin e vet, presidentin e vet, ezekutivin e vet. Por nëse Shqipëria nuk lufton korrupsionin, nuk e ndryshon pikëpamjen ligjore dhe kushtetuese vetëvetiu shtetet perëndimore që investojnë në Shqipëri, këtë moment është Amerika kryesisht, mund të tërhiqen. Është momenti për Shqipërinë që të merret seriozisht influenca amerikane nga politikanët shqiptarë. Shqipëria nuk është e Edi Ramës apo Lulzim Bashës, Shqipëria është e shqiptarëve dhe të shohim interesin e shqiptarëve. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku flitet shqip dhe ke emigracion. Cila është arsyeja që emigrojnë dhe kanë humbur shpresën për të ardhmen, pse shqiptarët kur shkojnë në çdo vend të botës kanë një sukses të veçantë kurse në Shqipëri nuk mund të përparojnë? Edhe pas 30 viteve pluralizëm njerëzit mendojnë të ikin nga vendi. Politikanët duhet të mblidhen dhe të diskutojnë Shqipërinë për shqiptarët.

Avokati vlerësoi edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Lumaj: Është një marrëveshje pozitive, më tepër ekonomike. Tre ditë më parë Uashgintoni ka aprovuar disa miliarda dollarë që do të investohen në Ballkan. Admninistratat e tjera para Trump kanë bërë vetëm premtime. Politikanët bëjnë premtime ndërsa udhëheqësit kanë rezultate. Kjo është faza e parë e kësaj negociate dhe Kosova nuk ka dalë me humbje, as Ballkani sepse konflikti kryesor në Ballkan duam apo nuk duam ne është midis Serbisë dhe Kosovës dhe ai konflikt duhet të zgjidhet. Amerika po investon për një gjeopolitikë në Ballkan.Influenca amerikane ekziston. Sot në shtetet e Ballkanit ke tre influenca, influenca e Turqisë, Rusisë dhe SHBA. Influenca amerikane do të fitojë, ky është momenti që shqiptarët ta shfrytëzojnë pozitivisht. Mënyra që ta shfrytëzojmë pozitivisht është vetëm në ekonomi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here