‘Dorëheqja’/ Sandër Lleshaj sulmon gazetarët: Sa rëndë është gjendja…

0
116

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për lajmet se ai ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët për vërtetësinë e këtyre informacioneve, Sandër Lleshaj ka sulmuar mediat, duke thënë se lajme të tilla tregojnë “sa rëndë është gjendja e informimit në Shqipëri”.

Lleshaj thekson se i ka dëgjuar me vonesë të tilla informacione dhe se ai nuk komenton lajme të ka kuptimta. Ai ka shtuar se është në detyre dhe vazhdon ta kryejë këtë funksion me përkushtim maksimal.

Pyetje: Nga informacionet që na kanë ardhur nga brenda ministrisë, por edhe nga kabineti qeveritar është përmendur fakti i historisë së dorëheqjes tuaj që është firmosur dhe i është dërguar kryeministrit. Nëse këto zëra janë të vërteta dhe ju i përgënjeshtroni do të thotë që brenda ministrisë ka përpjekje që duan t‘ju dëmtojnë.  Si e komentoni?

Sandër Lleshaj: Unë nuk ju mësoj dot mjeshtërinë tuaj, që duhet të verifikoni vetë burimet që besoni burimet apo jo. Nëse ju besoni është përgjegjësia juaj. I kam dëgjuar vonë, lajmet për shkak të angazhimit dhe nuk e kam zakon lajme që nuk kanë kuptim. Unë jam në detyrë dhe po e kryej me përkushtim maksimal. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë histori, e cila vetëm sa provon sa rëndë e kemi gjendjen e informimit apo dezinformimit në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here