VIDEO/ Banorët revoltohen me Ramën: Erdhi për xhiro e gallatë. Pallati po thërrmohet, ai më thotë gjej grua

0
97

Qyteti i Shijakut vijon të ngjajë me një zonë të rrënuar, ku një pjesë të mirë të banorëve që vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur. Gjatë një interviste për Fax News ata shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk kanë marrë zgjidhje në lidhje me problemin e tyre

Ata nuk kanë ende një version zyrtar lidhur me fatin e banesave të tyre, çka ua shton edhe pasigurinë. Për më tepër, banorët akuzojnë për neglizhencë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre, vizitoi Shijakun sa për xhiro dhe pas disa batutave u largua sërish.

“I futi një xhiro kryeministri bëri ca gallatë! Më thotë mua gjej gru. Shtëpia më thonë një është e banuehsme një është e pabanueshme. Kam që kur ka rënë tërmeti ha bukë me lekët e mia, sepse unë nuk kam makinë për të shkuar që ti marr. Banorët e tjerë kanë ikur tek miqtë e vet. Ku të bëhet mbledhja unë kam një muaj që rri në këtë pallatë të shkatërruar.
Unë me fëmijët e mia nuk futem dot këtu. Pallati ka ikur me një krah. Na thanë është me rrezikshmëri të lartë. Të paktën të na japin zgjidhje o të rrimë o të ikim. Këtu kanë ikur të gjithë, kolonat kanë dalë të gjitha. Thërrmohet me një kaçavidë! Ja e shikon”, shprehen banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here