Eneriketa Papa: Anëtarësia e PD-së ka një koeficient prej 20 për qindësh, për të shprehur mos pëlqimin për një kandidat…

0
120

Anëtarja e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në PD, profesoresha Eneriketa Papa gjatë një interviste në SYRI TV në Edicionin e Pasdites të drejtuar nga moderatorja Armela Ferko, ka treguar se çfarë do të ndodhë pas fazës së 2, në përzgjedhjen e kandidatëve.

Papa ka treguar se anëtarësia e PD-së ka një koeficient prej 20 për qindësh, për të shprehur mos pëlqimin për një kandidat. Ajo ka treguar gjatë intervistës, se vota e anëtarësisë, që ndodh për herë të parë, do të skualifikojë kandidatët që nuk shikohen si të përshtatshëm për ta.

Sipas Eneriketa Papës, pas përfundimit të procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë, emrat që e kanë kaluar këtë fazë do të kalojnë sërish në procesin e përzgjedhjes nga ana e Komisionit.

Pas kësaj faze emrat e përzgjedhur do ti kalojnë kryesisë së PD-së e cila do të vendosë edhe për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve me të cilët Partia Demokratike do të dalë në fushatë për të kërkuar votën e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here