Ekzekutimi i 71-vjeçarit, Fishta: Ishte rruga e vetme, të sëmurët mendorë të trajtohen nga policia

0
98

RENEA ekzekutoi ditën e djeshme (24 shtator), 71-vjeçarin Lefter Zhidru, i cili për 5 orë terrorizoi Elbasanin, duke mos i’u bindur urdhrave të policisë, e madje duke i qëlluar me armë. Për psikologun Sebi Fishta, duke e analizuar ngjarjen në mënyrë të përgjithshme, thotë se kjo ishta rruga e vetme për të.

Në një lidhje nga SHBA përmes Skype për Ora News, Fishta tha se sipas studimeve, shpeshherë njerëzit me probleme mendore trajtohen nga policia.

Sebi Fishta: ”Po ta shohim këtë ngjarje në mënyrë të përgjithshme, ky njeri kishte vetëm një rrugë, atë të vdekjes. Disa studime sugjerojnë se nëse problemet mendore trajtojnë për 90 ditë apo më shumë, një person bën rreth 10 vjet burg më pak. Shpeshherë, problemet mendore trajtohen nga organet e rendit, pra policia. Problemi është shumë i thellë, fatkeqësisht njerëzit humbin shpresën, dhe shkojnë drejt një rruge që nuk ka kthim.”

Sebi Fishta: ”Janë problemet emocionale dhe të jetës, të cilët janë kaq të thata, të shumta, dhe zgjasin aq shumë sa struktura psikologjike nuk e përballon jetesën në atë mënyrë. Reagimet e njerëzve janë të ndryshme. Një pjesë e vogël shkon më vetëvrasje, dhe një pjesë e vogël në krim. Disa raste, kur humbet shpresa, kur problemet e jetës janë aq të thata, ka disa mënyra që mund të reagojnë, dhe njëra prej tyre është e njohur në SHBA, vetëvrasje me policë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here