Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë: Nëse Gjykata nuk merr të pandehur Veliajn, Qëndron dhe Gjiknurin, do na kenë përballë

0
99

Banorët e Unazës së Re, të mbështetur nga Partia Demokratike, vazhdojnë pa ndërprerje të paraqiten në seanca gjyqësore për të kërkuar të drejtën e tyre, kompensimin për pronat që po u rrëmbehen.

Pas një seance në Gjykatën Penale, ata i bënë thirrje Presidentit dhe Avokates së Popullit të dërgojnë ekspertë, sepse në trojet që po u rrëmbehen janë parashikuar të ndërtohen pallate.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ishte sërish në krah të tyre.

Më aktivisti ndër ta, i arrestuari disa herë, ikonë e këtyre protestave që kanë mbi dy vjet që zgjasin dhe e kanë bllokuar projektin korruptiv të Bashkisë së Tiranës, Dorian Protodouari, lëshoi nëj paralajmërim të hapur:

“ Si të gjithë, edhe unë vazhdoj me gjyqe. Ne duhet të marrin kredi për të mbyllur çështjet gjyqësore. Kam bërë kallëzim penal për Erion Veliajt dhe Afrim Qëndron, për Maznikun e askush nuk mban përgjegjësi.

Në zonën e Unazës së Re po bëhet korurpsion, po ndërtohen pallate.

E fundit: Nëse këta nuk marrin të pandehur Erion Veliajn, Afrim Qendron dhe Damian Gjiknurin,. banorët e Unazës së Re do t’i kenë përballë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here