Lezha përmbytet nga shiu, ish-deputetja: Izolim total në orët e para të mëngjesit!

0
120

Qyteti i Lezhës është përmbytur sot nga reshjet e shiut. Ish-deputetja e PD, Lindita Metliaj shkruan në një reagim në faqen e saj sociale, Facebook se, lagjja “Beselidhja” noton nën ujë si paosjë e shiut, ndërsa banorët kanë mbetur të izoluar në banesa.

Shumë biznese nuk i hapen qepenat, ndërsa prindërit i morën fëmijet në shpinë për t’i dërguar në shkollë.

“Këto pamje nuk janë në Venecia, por në lagjen “Besëlidhja” në qendër të qytetit të Lezhës! Katet e para të pallateve, lokaleve dhe dyqaneve janë nën pushtetin e ujit. E pamundur për fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave dhe për qytetarët dalja nga banesat e tyre.

Izolim total në orët e para të mëngjesit!

Kërkohet nderhyje urgjente nga institucionet vendore! Shërbimi ndaj qytetarëve kërkon punë dhe jo propagandë e show mediatik”, shkruan Metaliaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here