Skenari i parapërgatitur/ Bëhet ‘gjallë’ Lulzim Basha, takim me të rinjtë

0
231

Ashtu sic edhe pritej dhe ishte parapergatitur nga grupimi i Alibeajt, Lulzim Basha eshte bere i ‘gjalle’ dhe po tenton te rimarrë kryesimin e PD-se se vulës.

Ai  ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Tiranë, takim me të cilin mesa duket kërkon të nisë rikthimin e tij në politikë.

Ai u shpreh se të rinjtë bojkotuan zgjedhjet dhe se me mos pjesëmarrjen e tyre në votime, tentuan t’i thonin “Mjaft” politikës dhe mungesës së alternativës në këtë fushatë.

Basha u shpreh se 14 maji është data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008.

“Politikanët janë mësuar që mos pjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek populli, se rinia nuk është më aq aktive.

Përvoja ime më thotë ndryshe.

Për 33 vite, që njerëzit thirren nga politika për hallet e veta, jo të tyre. Vjen një moment kur njerëzit thonë: Mjaft!

Të parët që kanë folur me heshtje janë të rinjtë.

Bojkoti nuk është indiferencë, është mesazh, ku baza është që nuk e shohin veten tek ofertat, nëse ka të tilla.

Me sa ndoqa fushatën, që e ndoqa si njëri nga ju, vetëm ofertë nuk kishte. Kishte vetëm gjuhë agresive, tallava dhe tallje por jo ofertë. Politika u kthye në një Big Brother, në një shfaqje. Por qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Politika është instrumenti i vetëm i zhvillimit, a mund kthehet në tallava?

14 maji data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008”, tha ai.

Gjithçka e planifikuar; Skenari i rikthimit të Bashës në krye të PD-së së vulës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here