U arrestua me armë zjarri, Fjolla Morina do të dalë sot para gjykatës, këngëtarja është dy muajshe shtatzënë…

0
94

Këngëtarja Fjolla Morina do të dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Tre ditë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.

Bëhet fjalë për biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji.

rokuroria e Kukësit ka kërkuar arrest me burg për të tre të prangosurit.

Dje u zbardhën edhe dëshmitë e të arrestuarve. Morina ka pranuar se arma e zjarrit që iu gjet në çantë ishte e saja dhe se e kishte dhuratë nga një shok i cili nuk jeton më.

Dy 29-vjeçarët që ishin me këngëtaren janë shprehur para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Një ditë më parë, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është në pritje të një fëmije.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina.

Kjo e fundit është edhe nënë e dy fëmijëve të mitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here