I penduar, i kërkon falje familjes që i vrau djalin, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit të burgut…

0
134

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferi i një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Masa e sigurisë për të pandehurin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, vrasje dhe mbajtje e armëve të ftohta.

Avokati i Kotes, Aleksandër Ndreaj, në emër të prindërve të Arbrit deklaroi se i kërkojne falje familjes së Idajet Dullës.

Edhe i pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here