I “kyçur” në shtëpi, por dyshohet se porositi 3 vrasje! Karriera e Erion Dylgjerit (Alibej) dhe linja e kokainës që prishi pazaret

0
122

Prishja e pazareve të drogës jashtë vendit vijon që të marrë jetë në Elbasan. Ditën e sotme u arrestua Erion Alibej (Dylgjeri) i njohur edhe si Andrea Alibej, i cili akuzohet nga prokuroria me prova se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së dy personave në Korrik në Elbasan, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ndërkohë që burime për Abcnews.al pohojnë se ai është i dyshuar edhe për porositjen e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Por kush është Erion Alibej? Elbasanasi, që përdorte disa emra dhe mbiemrin e nënës për t’u fshehur nga drejtësia është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, italiane, por edhe holandeze. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt (që njihej me nofkat “Tino” dhe “Tarzan”) që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay që u ekzekutuan në 29 dhjetor të 2018 në Elbasan, te kryqëzimi i Bradasheshit.

Erion Alibej ka qenë i dënuar në Itali me 4.5 vite burg për trafik kokaine. Ai u arrestua në Torino në 2013 së bashku me vëllanë dhe disa anëtarë të tjerë të bandës, ndërkohë që pasi shleu dënimin u rikthye në vend

Në Shqipëri telashet nuk kishin të mbaruar, pasi rreth 2 vite e gjysmë më parë u arrestua për një plagosje dhe tani ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohet se plagosi Xhon Rustën,i njohur si kushëriri i Suel Çelës. Por fakti se ishte nën akuzë dhe në arrest shtëpie nuk e pengoi që të porosiste tre vrasje. Erion Alibej është në skedat e policisë si person me rrezikshmëri, por nuk arritën që të parandalonin krimet.

Si funksiononte grupi në Itali?

Sipas policisë italiane të dy vëllezërit drejtonin një grup te trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Sipas dosjes italiane dy vëllezërit të konsideruar si koka e grupit u vendosën në përgjim në gusht të vitit 2011 pasi dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Po sipas dosjes hetimore dy vëllezërit kishin kontakte të shumta si me furnizuesit e lëndës narkotike ashtu edhe me blerësit.

Përgjimet shkuan deri në Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqej duke bërë pazare droge me një bashkatdhetarin shqiptar te identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit. Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali./ Abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here