“Propozimi i PS për lista të hapura, gënjeshtër”/ Bylykbashi: Sido që ta bëjë sistemin zgjedhor, Edi Rama është i humbur

0
83

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, në studion e ABC News foli për propozimin e PS për listat e hapura.

Për ish-deputetin listat e hapura janë thjesht një mashtrim dhe se qytetarët shqiptarë janë gënjyer, duke theksuar se rregullat po ndërrohen në mes të procesit dhe kjo sipas tij është kundër çdo standardi.

Pjesë nga intervista në studio:

Koalicionet në formën që i keni njohur deri sot mund të qëndrojnë me ndryshimet Kushtetuese?

Bylykbashi: Nëse ne duam të mbajmë pragun zgjedhor siç e kemi sot, do të duheshim të ktheheshim të Parlament, të ndryshohej Kushtetuta. Kushtetuta tashmë thotë se propozimin për kandidatë e bëjnë zgjedhësit, ndërsa sistemi që kemi sot ia jap të drejtën partive politike.

Në ndryshimet që ratë dakord, shumë prej gjërave që kërkonte ODIHR, nuk i pranuat. Si p.sh; depolitizimi i administratës?

Bylykbashi: Të shihet mënyra e emërimit, ODIHR thotë se administrata është e politizuar dhe nën presion politik.

Rekomandimi nga numri 13 shkoi në numër 3 në vitin 2017, u bë një problem presioni tek punonjësit e administratës.

Ne themi se problemi duhet zhdukur, jo ta justifikojmë. Po flasim për një proces zgjedhor që është i shpartalluar. Po ndërrohen rregullat në mes të procesit dhe kjo është kundër çdo standardi.

Keni bërë cirqe logjike-juridike për të justifikuar vendimet e KQZ!

Bylykbashi: Thelbi është të ndryshosh rregullat. Edi Rama po ndryshon rregullat në mes të procesit.

Ajo që propozon Edi Rama është hequr nga PS dhe PD bashkë, ai po e rikthen dhe shqiptarët u gënjyen. Listën do ta ndajë përsëri Edi Rama. Kjo është gënjeshtra e madhe që i është thënë shqiptarëve.

Ju e prisnit?

Bylykbashi: Edi Rama është një personazh që në politikë në raport me zgjedhjet, ka prodhuar konflikt.

Rama ka treguar se ka shkuar përtej pritshmërive tuaja. Shkoi i vetëm në zgjedhje! Këtë herë do të jetë faktori ndërkombëtar arma e opozitës të detyrojë Ramën ti thërrasë arsyes?

Bylykbashi: Zgjedhjet ishin kundër interesit të zgjedhësve dhe opinioni publik është i rëndësishëm. Kjo që po ndodh është kosto. Sido që ta bëjë sistemin zgjedhor Edi Rama, vitin që vjen, humbet. Ajo që PD ofron është programi për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Ka shkelur ligjin, Edi Rama?

Bylykabshi: ODHIR e thekson se mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një nga gropat më të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here