Meta dekreton Evis Kushin në krye të Ministrisë së Arsimit…

0
164

Katër ditë pas shkarkimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Edi Rama ka dërguar emrin e ministres së re, Evis Kushi për dekretim te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Burime nga kryeministri bëjnë me dije se Edi Rama i ka dërguar sot kreut të shtetit propozimin për ministren e re.
Evis Kushi u emërua nga Rama si ministrja e re e Arsimit, pas qëndrimit të Shahinit për 20 muaj në këtë detyrë.

 

 

Evis Kushi merr zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Këtë të Enjte, kryeministri i ka dërguar Presidentit Ilir Meta kërkesën për dekretimin e Kushit si ministre e Arsimit.

Burime zyrtare nga Presidenca thanë se “Presidenti Meta dekretoi brenda pak minutash Ministren e re te Arsimit, znj. Evis Kushi”.

Evis Kushi zëvendëson në këtë post Besa Shahinin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here