Dënimi i Fran Frrokajt, Bardhi: Gjykata larg ndikimeve politike

0
325

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lezhës ndaj ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj. Në një reagim të tij, Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi është shprehur se gjykata duhet të qëndrojë larg ndikimeve politike.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. 

Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here