Atëhere kur pabarazia kthehet në padrejtësi

0
226

Nga Artan Fuga

 

peshore e drejtesiseFilozofi i shquar amerikan, demokrat, John Raëls, më ka mësuar disa ide të mëdha që janë bërë bindjet e mia dhe që nuk do të rresht së propaganduari në shoqërinë shqiptare pavarësisht zhurmës zhurmuese të gjelave, derrave dhe gomerëve.

 

1. Pabarazia ekonomike dhe sociale është pjesë e jetës dhe duhet respektuar si e tillë sa kohë që ajo motivon, nxit dhe bëhet promotorr zhvillimi.

Rëndësi ka që të jemi të barabartë para ligjit. Por, nuk duhet të bëhemi naivë, pabarazitë e mëdha sociale dhe ekonomike kanë prirje për tu bërë edhe pabarazi politike dhe këtu ato prishin demokracinë dhe kthehen në padrejtësi.

Kur i pasuri është i pasur në punë të tij, këtu është jeta e tij private. Por kur i pasuri me pasurinë e tij blen nëpunësit, votat, gjykatësit, profesorët, policët, atëhere pabarazia kthehet në padrejtësi.

 

2. Ka të pasur dhe të varfër sigurisht sepse kjo është shoqëria kapitaliste, por për disa nevoja bazë, që kanë të bëjnë me mbijetesën e njeriut, të gjithë duhet të akses pothuajse sa më të barabartë në shërbime.

Spitali, shkollat, kultura artistike, libri, etj., duhet të lejojnë akses të barabartë për të gjithë sepse përndryshe preket e drejta politike bazë e njeriut, e drejta për jetën.

 

3. Individët sigurisht janë të pabarabartë në te ardhura. Por, fëmijët e të pasurve, o i mjerë dhe budalla, nuk kanë asnjë meritë që kanë lindur në familje të pasura, por edhe asnjë faj. Po kështu as fëmijët e varfër nuk kanë asnjë faj dhe nuk duhet të penalizohen pse kanë lindur të varfër. Kjo nuk është as zotësi as pazotësi.

Prandaj është padrejtesi pabarazia e pësuar qysh në lindje. Shteti duhet të ndihmojë të rinjtë pa të ardhura të mjaftueshme që edhe ata të kenë të njejtat shanse në jetë si fëmijët e nginjur. Ku ti gjejë paratë? T’jua marrë të pasurve me taksa dhe t’i rishpërndajë te të varfërit.

 

4. Pabarazitë që vijnë nga puna më e dobishme shoqërore dhe talentet janë të bekuara.

Ai që jep më shumë duhet të marrë më shumë. Drejtuesit e bankave marrin prima marramendëse, por thotë Stiglitz, si mund të marrin prima të tilla kur kanë punuar keq dhe jo mirë?

Kriza financiare dhe falimentimi tregon se duhet t’u mbahen lekë jo t’u jepen prima. Nëpunësi duhet paguar mbi bazat e performancës dhe jo me rroga fikse.

 

5. Asnjë pabarazi nuk duhet të jetë si dënim social për një kategori shoqërore apo individ, pabarazitë pra privilegjet i fiton apo i humbet gjithkush sipas meritave të tij dhe jo sepse është ky apo ai.

Romët që punojnë mirë nuk ka pse mbeten të varfër.

As gratë e zonja nuk kanë pse të mos emërohen shefe.

 

6. Pasuritë më të mëdha tolerohen atëhere kur u shërbejnë edhe më të varfërve.

 

Një mjek që shpëton jetë, një psikolog që shpëton shpirtra, një inxhinjer që lehtëson punën etj, duhet të shpërblehet pa fund sepse ai e meriton dhe kjo i intereson gjithkujt pra edhe më të varfërve.

Hiqni këto thotë Raëls, i madhi, i mëncuri, i miri, dhe pabarazia kthehet në padrejtësi.

Jo vetëm pastaj jetojmë një shoqëri ta pabarabartë sepse kjo nuk prish aq punë, por edhe në një shoqëri të padrejtë dhe kjo nuk durohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency