GJKKO jep vendimin, Arbër Çekaj dënohet me 21 vite burg për 613 kg kokainë

0
149

Arbër Çekaj dënohet me 21 vite burg, por me përfitim ulje për 613 kg kokainë që ju gjetën në magazinën e tij në Durrës.

Sot u zhvillua seanca në GJKKO, ku Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Ai nuk u gjet fillimisht në Shqipëri, pasi fshihej në Gjermani, teksa më pas iu dorëzua autoriteteve për të vijuar një kalvar seancash që në fund e shpallën fajtor. Ai dënohet me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here