Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, Konjari dënohet me 15 vjet burg

0
145

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 15 burg  Domart Konjarin, autorin e dyshuar të vrasjes së 41 vjeçarit Devi Kasmi te Pediatria në Tiranë.

Dënimi është dhënë në mungesë pasi Konjari vijon të jetë në kërkim nga policia.

Konfliktet

Dyshohet se Kasmi tentoi të vriste në Spanjë Domart Konjarin, i cili mbeti i plagosur me 5 plumba.

Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është dënuar me 10 vjet burg në Francë, por dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale.

Konjari akuzohet edhe nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda.

Autoritetet franceze në dosjen e Konjarit kanë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.

Konjari ka 4 vite ne arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Arratisja

Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze.

Pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here