Një zjarr i madh rënë pasditen e sotme në fshatin Dushk në Lushnje.
Si pasojë e zjarrit janë rrezikuar banesat, ndërkohë banorët kanë shkëputur menjëherë energjinë elektrike dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.
Këto të fundit kanë arritur në kohë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe duke parandaluar përhapjen e tij drejt banesave.
Kujtojmë se në këtë fshat një muaj më parë një zjarr që ra një stallë bagëtish, dogji ushqimin e bagëtive dhe katër lopë.
Megjithë apelin nga autoritetet që rezervat e barit të thatë të jenë larg banesave , fermerët vazhdojnë që ata ti vendosin afër tyre.