Të hënën para Kryeministrisë! Fat tragjik dhe pritje e gjatë….Çfarë pritet?

0
112

E hëna është dita kur fëmijët do të rikthehen në shkollë pas një mungese prej 6 muajsh por për dy fëmijët e Mide Ndregjonit nga Elbasani, realiteti është ndryshe. Prej 6 vitesh ata qëndrojnë të bllokuar në kampin famëkeq Al-Hawl në Siri. Thirrja për kthimin e fëmijëve të saj nuk u dëgjua nga autoritetet përkatëse. Në nisje të vitit të ri shkollor, ajo gjen forcë t’i bëjë edhe një herë apel autoriteteve shtetërore që t’i kthejnë fëmijët.

“Nuk vazhdoj dot më të gënjej veten çdo mëngjes duke u bërë gati çantat për shkollë dhe rrobat e hekurosura. Të hënën është 14 shtator, dita e parë e shkollës dhe unë vendosa të jem në shesh pranë Kryeministrisë me çantat e tyre të shkollës”, shprehet Ndregjoni.

Teksa shprehet e dërrmuar nga ky fat tragjik dhe pritje e gjatë, ajo thotë se bisedon rrallë me fëmijët, të cilët i thonë se e vemja rrugë për të dalë nga kampi i ferrit është ndërhyrja e shtetit.

Drama në kampin ”Al-Hawl” në Siri është e madhe. Fëmijë të vetmuar, grupe familjesh pa baba, frikë dhe shumë trishtim. Janë me mijëra në këtë kamp, i cili më shumë është një burg gjigant ku familjarët e ushtarëve të ISIS të kapur rob, janë të izoluar dhe jetojnë në çadra.

Jetojnë në mjerim prej muajsh me shpresën se dikush do të vijë t’i nxjerrë jashtë. Gra dhe fëmijë të mbetur në mëshirë të fatit, që kanë parë tmerret e luftës, në pritje që dikush t’i tërheqë nga rruga që vite më parë morën drejt Sirisë, të gënjyer nga propaganda ekstremiste për krijimin e kalifatit. Kampi mbetet një vend i rrezikshëm dhe pjesa më radikale, thonë kurdët, është pikërisht vendi ku jetojnë gratë e mbërritura jashtë Sirisë, aty ku mbeten edhe ato shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here