Letrat e Ramës/ Endrit Braimllari: Është i frikësuar, i tmerruar dhe në panik sepse është vetëm…

0
124

Endrit Braimllari nga Korça:
Letrat e Ramës drejtuar kreut të opozitës janë letra të cilat shprehin frikën e Ramës. Ai është i frikësuar, i tmerruar dhe në panik sepse është vetëm. Është në panik më shumë nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme popullore që ka opozita. Opozita është e bashkuar për t’i shkuar betejës deri në fund . Ka ardhur koha të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, parlamentar ku zbatohet ligji. Një sistem për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria. Për këtë duhet kontributi i të gjithë shqiptarëve. Opozita e ka të qartë axhendën e saj që pas djegies së mandateve të deputetëve. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të protestuar. Protestat kane qenë paqësore, të përqendruara tek qëndresa qytetare. Të rinjtë korçarë janë larguar të gjithë pasi këtu nuk ka shpresë. Bujqësia është në mëshirë të fatit. Parlamentarizmi ka rënë për shkak të një politike kriminale të Edi Ramës. Në 2017 Rama deformoi vullnetin e qytetarëve shqiptarë duke deformuar votën me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here