Rihapja e kazinove në vend ishte një tjetër temë që po diskutohet në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora.
Sipas ekonomistit Klodian Muça, turizmi në vend është i fokusuar në bregdet dhe se nuk ka turist që vjen në Tiranë për të luajtur kazino.
Muça shtoi se, kryeministri Edi Rama, me këtë vendim, po ua bën më të lehtë pastrimin e parave krimit.
Klodian Muça: “Turizmi është fokusuar në bregdet, jo në Tiranë. Pse duhet të vijë turisti në Tiranë, kur mund të shkojë në Mal të Zi. Pse duhet të rrijë në smogun e Tiranës.
Kryeministri e dinte që pastroheshin 700 milionë euro të krimit, ndërs sot po ua bën më të lehtë pastrimin e parave”.