Bilanci tragjik i Rilindjes dhe 25 prilli si fundi i tranzicionit 30-vjeçar!

0
121

Nga Aleksandër Biberaj

Edi Rama e filloi dhe mbaroi fushaten e vitit 2017 pa asnjë program apo premtim elektoral, pa asnjë ekip, vetëm me lutjen për t’i dhënë timonin atij, me qëllim që pastaj t’a hante tepsinë vetëm ai me çetën e hajdutëve të tij. Pasi i manipuloi barbarisht zgjedhjet e vitit 2017 me banda, horra, burgaxhi dhe paratë e krimit, drogës dhe grupeve kriminale, e keq-përdori pushtetin në ekstrem duke mbajtur tepsinë vetëm për vehte dhe për një grup klientelistësh afër tij, duke krijuar edhe nje oligarki të fëlliqur financiare që po shfrytëzon, përvetëson, manipulon dhe vjedh të gjithë pronat dhe pasuritë e kombit shqiptar, për interesat e mafies shqiptare dhe asaj rajonale apo asaj globale.

Filloi dhe po mbaron mandati i dytë i sektit më shkatërrimtar që ka njohur ky vend, të vetë-quajtur rilindje, dhe gjithçka ka shkuar keq e më keq. Asnjë ditë të vetme nuk ka qeverisur Edi Rama gjatë këtij mandati skandaloz, dhe kjo është një kosto e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Që në fillim shkeli me të dyja këmbët marrëveshjen që bëri me opozitën me 17 Maj 2017, eliminoi koalicionet dhe me 48% të votive, edhe ato të vjedhura, “rrëmbeu” 74 mandate për të “vjedhur” pastaj 100 % pushtetin dhe gjithçka publike. Ka 3 vjet që shkatërron cdo gjë që i del përpara, vetëm e vetëm që të mbretërojë i vetëm dhe sa më gjatë. Ka një lodhje të tej-skajshme të shqiptarëve më këtë qeverisje tmerrësisht të korruptuar dhe totalisht anti-popullore dhe anti-kombëtare. Varfëria ka pllakosur gjithandej, papunësia është në shifra galopante, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten në nivelet më të ulëta në Europë, gjë që ka sjellur edhe pasjen e nivelit më të ulët të nivelit të jetesës në Europë. Është vrarë në gen shpresa dhe besimi se ky vend bëhet. Sot s’kemi as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë Kushtetuese, as Prokurori të Përgjithëshme, ndërkohë që gjykatat dhe prokuroritë e të gjitha niveleve më të ulëta janë të gjymtuara.

Nuk kemi as votime dhe as zgjedhje, ndërkohë që viti 2019 na ktheu ne votimet moniste të modelit parti-shtet të para viteve ‘90. Kemi një administratë publike që s’është as profesioniste, as e ndershme dhe as e përkushtuar, përkundrazi është totalisht e politizuar, e pa-aftë, e korruptuar materialisht dhe moralisht. Ka një polarizim të frikshëm ekonomik, pasi një përqindje shumë e vogël e popullsisë zotëron të gjitha pasuritë/pronat/burimet publike-kombëtare, shtresa e mesme po shkon drejt minimizimit/zhdukjes ndërsa shumica e popullsisë jeton në kushtet e varfërisë dhe mjerimit të plotë, në limitet ekstreme të mbijetesës. Shtresa intelektuale sot ose është në emigracion, ose e marxhinalizuar nga pa-aftësia, injoranca, arroganca, prepotenca dhe autoritarizmi i pushtetit, dhe për pasojë është komplet jashtë vendim-marrjes për interesat e popullit dhe ato kombëtare, pasi është komplet jashtë loje. Sistemi arsimor dhe ai shëndetësor është komplet i dështuar, ndërkohë që arti, sporti dhe kultura janë jashtë vëmëndjes së shtetit.

Prishet teatri kombëtar pothuajse 100-vjeçar në mes të Tiranës, në mes të pandemisë, në orën 4 të mëngjesit në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo ligj apo interes publik, si të ishte Shqipëria pjesë e shtetit të ISIS-it apo nën drejtimin e talebanëve. Krimi i organizuar dhe korrupsioni ka okupuar çdo qelizë të shtetit, dëmi i shkaktuar nga vjedhjet dhe abuzimet e administratës publike me tenderat e fshehtë dhe me koncesionet shkatërrimtarë të ekonomisë PPP, sipas KLSH-së kap shifrat e 2.9 miliarda euro. Droga ka pushtuar vendin, nuk ka asnjë investim të huaj serioz, ekonomia po jepet e gjitha me koncesione abuzuese PPP, ndërkohë që borxhi publik dhe deficit buxhetor e kanë bërë ekonominë shumë të paqëndrueshme dhe të ekspozuar ndaj rrisqeve.

Ka një shkatërrim urban nëpërmjet betonizimit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, si dhe në qytete të tjera kryesore, aktivitete që sipas raporteve ndërkombëtarë janë pastrim i mirëfilltë i parave të krimit, në shifra të frikëshme prej miliarda eurosh. Pronat e të gjithë bregdetit po i rrëmbën mafia me firmën e kryeministrit. Në këtë situatë katastrofike, e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jenë zgjedhjet e 25 Prillit 2021, të cilat do të jenë tepër të rëndësishme, pasi do të shënojë edhe ndarjen përfundimtare nga ky realitet i hidhur dhe tranzicioni tepër i vështirë 30-vjeçar.

Pikërisht në këtë situatë prag-zgjedhore, Edi Rama, e filloi fushatën e tij elektorale, duke marrë bustin e Skëndërbeut në shpinë deri ne Labinot, nga ku i’u drejtuar çetës së vet të hajdutëve se donte 800.000 vota dhe 74 mandate!? Pasi ka rreth 2 vjet që përpiqet që të imitojë Ismail Qemalin, tashi që degjoi Elisën, i tha vehtes se Ismaili eshte shume i vogel, une dua Skënderbeun, të cilin e degdisi deri në Labinot.

Nuk ka asnjë alternativë, asnjë program, asnjë ekip, ka kaluar nga tepsia dhe timoni tek Skëndërbeu, dhe tallet me një komb të tërë duke thënë më votoni se nuk jam më i miri, por s’ka më të mirëJ E imagjinon dot kush se çdo të ndodhë në Shqipëri nëse rilindja vjedh edhe një palë zgjedhje!? Vendi do të zhytej në një valë protestash dhe manifestimesh anti-mafie, anti-rilindje dhe ant-qeveritare, do të kishim thellim të krizës shumë-planëshe dhe një paqëndrueshmëri dhe destabilitet të padiskutueshëm të vendit, deri në rrëzimin e rilindjes dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Me sa duket këtë nuk po e kupton Edi Rama dhe ceta e tij që notojnë në para të krimit, shpresoj që ta kuptojë opozita të paktën, pasi situate është tepër e agravuar, urrejtja ndaj kësaj cete është në ekstremet e veta, dhe nëse provokohet populli do të shpërthejë pakënaqësia popullore, ku 20 shkurti i 1991 por edhe 1997 do të duken lule, përpara asaj që do të ndodhë. Edi Rama me rilindasit jo që nuk kanë asnjë shans, asnjë mundësi të vjedhin një mandate të tretë, por t’a kenë të qartë se do te japin llogari per te gjitha krimet qe kane kryer gjate ketyre 8 viteve ne dem te qytetareve dhe interesit kombetar.

Edi Rama dhe ceta e tij janë simbol i krimit, korrupsionit, mafies, anti-shqiptarizmit dhe shitjes se territoreve shqiptare ndaj grekut (detit) dhe tokes (Mitovices) ndaj serbeve. Njeriu qe shkaterroi Shqiperine per 8 vite, qe degdisi ne emigracion me shume se 600.000 shqiptare, qe shkaterroi kulturen, si dhe trashegimnine kultuore dhe historike te Shqiperise dhe shqiptareve, qe shkaterroi arsimin dhe mjekesine, ekonomine, turizimin dhe biznesin, njeriu i marreveshjeve te fshehta anti-kombetare me Vucicn dhe Karamanlisin, nuk ka asnjë shans për mandat të tretë.

Nuk ka veting dhe drejtesi te deformuar apo te kapur qe e shpeton Edi Ramen dhe rilindjen nga ndeshkimi juridik, moral, patriotik, dhe popullor, ndëshkim që do të fillojë me 25 qershor 2021 si ndëshkim politik. Ai duhej te ishte ndeshkuar qe kur nuk la gje pa vjedhur dhe pa shkaterruar ne Bashkine e Tiranes duke prishur cdo park dhe hapesire te gjelber per interes te mafies se ndertimit e cila e beri kryetar PS-je dhe kryeminister, por fatkeqesisht disa marreveshje okulte shume-ngjyreshe e shpetuan. Opozita duhet t’a dijë, t’a kuptojë dhe t’a vlerësojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri rolin dhe misionin e saj historik, pasi 25 Prilli 2021 është shumë i rëndësishëm, dhe nuk do të jetë thjesht data e një rrotacionit politik tëpër të mirëpritur, por do të jetë fundi i tranzicionit 30-vjecar dhe fillimi i një ndryshim të madh për të cilin shoqëria, populli dhe kombi ynë ka nevojë më shumë se për gjithcka tjetër!

 

 *Shkrimi u botua sot në gazetën standard

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here