Presidenti Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

0
116

Disa ditë pasi nënshkruan marrëveshjen Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, presidenti Donald Trump është nominuar për çmim Nobel për Paqe. Christian Tybring Gjedde, anëtar i parlamentit norvegjez, e përgëzoi Trump për përpjekjet e tij për zgjidhjen e çështjes.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” tha Tybring-Gjedde për Fox News.

Tybring Gjedde, i cili është një anëtar i Parlamentit i cili gjithashtu shërben si kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha se administrata e Trump luajti një rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here