Berisha jep përgjigjen epike për Rulin: Djalë i zgjuar, por viktime e zgjuarsisë së tij

0
195

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në SYRI TV gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ një deklaratë të Genc Rulit, që është pjesë e një komisioni të ngritur në PD për të shqyrtuar propozimet e kandidaturave për deputetë.

‘Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij.

Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën.

Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme.

Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij’.

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha:

‘Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here