Kryemadhi: Ka shumë socialistë që nuk e duan Ramën…

0
108

Ironisë të kryeministrit Rama se “ka hipur në varkë, por nuk ka vela”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, iu përgjigj se ajo hipën në varkat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve. Në një interistë për “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi tha se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se “duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava”.

“Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e mi, por janë socialistët që duan “një dorë në revani e një dorë në bakllava”. Socialistët e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI”, – tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here