Frikë nga spitali? Të prekurit me Covid-19 preferojnë që të trajtohen në shtëpi…

0
124

Çdo ditë Ministria e Shëndetësisë raporton për raste të reja me Covid-19 dhe nga ana tjetër, personat e prekur refuzojnë të shtrohen në spital edhe kur gjendja e tyre shëndetësore e kërkon një gjë të tillë. Numri i viktimave, mungesa e komunikimit me familjarët, frika nga shtrimi në spital janë arsyet që zgjedhin të trajtohen në kushte shtëpie nga mjekët e familjes.

“Një pneumonosi është komplikacion dhe protokolli e do që të shkojnë në spital te specialistët. Nga ana tjetër e dëmton dhe ekonomikisht se ilaçet duhet t’i blejë vetë. Por realisht ka shumë refuzime”, shprehet Dr. Bruna Shiroka, Qendra Shëndetësore nr.3.

Mjekët e familjes kanë rol të rëndësishëm në përballimin e pandemisë Covid-19, pasi duke i njohur dhe diagnozat e tjera ia kanë dalë t’i trajtojnë me sukses kur pacientët e tyre janë prekur nga Covid-19. Pacientët që trajtohen në shtëpi u duhet ta përballojnë sëmundjen me kosto të larta që shkojnë mesatarisht 150 mijë lekë të reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here